Video

17/10/2013 19:53:29

Drejt reformės administrative: financime pėr territoret, decentralizim

OSBE siguron mbėshtetje teknike pėr reformėn: BE, kėrkon pėrputhjen e saj me ligjet europiane. Sequi, ''Ne duam qė tė jemi nė gjendje qė t'i raportojmė taksapagusve europian se investimet qė kanė bėrė, kanė pėrmirėsuar jetesėn e qytetarėve shqiptarė''






TIRANĖ - Qeveria shqiptare nis punėn pėr zhvillimin dhe zbatimin e njė prej reformave mė tė rėndėsishme, pėr tė cilat ėshtė angazhuar, reformėn administrative-territoriale. Kjo ēėshtje ishte tė enjten nė fokus tė konferencės kombėtare tė mbledhur pėr kėtė qėllim, e organizuar nga Ministria e Ēėshtjeve Vendore dhe OSBE.

Kryeministri Edi Rama nė fjalėn e tij tha se "puna sot pėr kėtė reformė as nuk fillon nga zero dhe as nuk bėhet mbi njė territor tė pashkelur, por ėshtė njė punė qė duhet ēuar mė tej, me njė bazė tė shėndetshme reflektimi dhe debati, e ballafaquar me eksperiencėn mė tė mirė rreth nesh".

Shqipėrisė, vijoi ai, "i duhet sot pėrgjegjshmėria dhe ndjeshmėria mė e lartė e gjithė klasės politike dhe kurajo e njė lidershipi sa kombėtar, aq edhe lokal, pėr t'i dhėnė fund njė epoke dhe pėr tė hapur njė epokė tė re, pėr tė jetėsuar njė reformė administrative-territoriale, qė do tė jetė radikale".

Reforma administrative-territoriale, theksoi kryeministri, ėshtė njė promotor absolut i yni dhe ne do tė bėjmė ēmos ta ēojmė pėrpara, duke e trajtuar sipas qasjes sė dokumenteve tė BE-sė, duke u bazuar nė tre pika kyēe.

Sė pari, ne do tė dialogojmė me tė gjithė aktorėt, pasi ėshtė njė proces qė duhet dhe do tė bėjmė ēmos qė tė jetė gjithėpėrfshirės. "Ne do tė bėjmė ēmos qė ajo tė realizohet si njė qasje e tė gjitha forcave politike dhe aktorėve tė qeverisjes vendorė, nė konsultim me komunitetet, grupet e interesit dhe partnerėt ndėrkombėtarė", tha Rama.

Sė dyti, kompleksiteti nė qasje me njė synim tė pėrbashkėt thjeshtėzim nė ndarjen territoriale. "Kjo nuk ėshtė reforma e njė shumice qeverisėse, por ėshtė dhe do tė jetė njė reformė, ku tė gjithė protagonistėt e saj tė marrin pjesė e tė thonė fjalėn e tyre. Por, ajo qė na takon ėshtė qė lidershipin tonė ta vendosim nė funksion tė njė reforme, qė mund tė ketė tė adresuar tė gjitha ato probleme qė e kanė bėrė atė tė domosdoshme e tė pashmangshme", theksoi kryeministri.

Pikė tjetėr e reformės do tė jetė fuqizimi i hapėsirave ekonomike, sociale e vendore nė funksion tė fuqizimit tė vendit. "Thelbi i kėsaj reforme synon tė bėjė tė mundur qė financimet tona t'i pėrgjigjen nevojės sė hapėsirave vendore si nė aspektin ekonomik, social e kulturor. Reforma nė vetvete nuk e frenon, por pėrkundrazi e ēliron decentralizimin", theksoi ndėr tė tjera kryeministri nė Konferencė.

Qeveria e re socialiste synon qė reforma administrativo-territoriale tė jetė njė reformė gjithėpėrfshirėse, e cila do tė rrisė efikasitetin e njėsive vendore pėrmes mirėqeverisjes, rritjes sė efiēencės nė menaxhimin e burimeve tė kėtyre njėsive, menaxhimin e kapaciteteve, pėrmirėsimin e shėrbimeve qė u ofrohen qytetarėve, si dhe fuqizimin e qytetarėve dhe komuniteteve. Kjo reformė synon tė jetė njė gur themeli pėr organizimin e zgjedhjeve vendore tė vitit 2015.

Nė konferencė morėn pjesė kryeministri Edi Rama, ambasadori i prezencės sė OSBE-sė, Florian Raunig, ambasadori i delegacionit tė BE-sė nė Shqipėri, Ettore Sequi dhe aktorė tė tjerė.

Ambasadori i OSBE nė Tiranė, Florian Raunig, i kėrkoi qeverisė shqiptare njė reformė qė tė garantojė pavarėsi politike dhe financiare. Nė konferencėn kombėtare ai vlerėsoi se kjo reformė ėshtė komponent kryesor pėr tė siguruar qeverisje tė mirė

Prezenca e OSBE-sė ėshtė e pėrfshirė nė kėtė fushė prej shumė vitesh, duke ofruar mbėshtetje nėpėrmjet vlerėsimeve e rekomandimeve pėr tė udhėzuar procesin e reformės. Sipas Rauning, ndarja administrative dhe territoriale e Shqipėrisė rezultoi nė njėsi shumė tė vogla tė qeverisjes vendore dhe me burime e asete shumė tė kufizuara, qė nė shumė raste e ka bėrė shumė tė vėshtirė pėr pushtetin vendor qė tė ofrojė shėrbime publike efektive pėr qytetarėt e vet.

"Shkalla e vogėl ekonomike e shumicės sė njėsive tė qeverisjes vendore i ka bėrė ato pothuaj plotėsisht tė varura nga transfertat qė vinė nga qeveria dhe nga burime tė jashtme fondesh, pa pothuaj asnjė mjet financiar tė pavarur pėr tė mbėshtetur dhe pėr tė ushtruar demokraci tė qėndrueshme nė nivel vendor", deklaroi Rauning.

Nevoja pėr njė ndarje tė re administrative dhe territoriale, vlerėson Raunig, ėshtė idenifikuar nga njė sėrė ekspertėsh kombėtarė dhe ndėrkombėtarė si dhe nga organizata ndėrkombėtare.

Nė kėtė drejtim, ai sugjeron qė procesi i reformės administrative dhe territoriale nė Shqipėri tė jetė nė pėrputhje me dispozitat e Kartės Europiane pėr vetėqeverisjen vendore tė Kėshillit tė Europės. Nė veēanti ajo duhet tė garantojė pavarėsi politike, administrative dhe financiare tė pushtetit vendor.

"Proēesi pėr reformėn administrative dhe territoriale, duhet tė shmangė fragmentarizimin e vet dhe tė ketė dialog pėr kėtė reformė", apeloi sot Ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Ettore Sequi.

I pranishėm nė punimet e Konferencės Kombėtare, "Reforma administrativo-territoriale nė Shqipėri", Sequi u shpreh se Bashkimi Europian asnjėherė se ka ulur mundėsinė pėr tė theksuar se legjislacioni europian do tė zbatohet nga njėsitė e qeverisjes vendore.

"Progres Raporti mė i fundit qė doli dje nga Komisioneri Fyle, ka qėnė shumė i qartė pėrsa i pėrket shqetėsimeve lidhur me njėsitė e qeverisjes vendore. Tė njohura janė edhe shqetėsimet pėrsa i pėrket tė ardhurave, menaxhimit tė burimeve njerėzore, kontrollit financiar, transparencės si dhe numri i lartė i stafit me kontrata tė pėrkohshme nė njėsitė e qeverisjes vendore", deklaroi diplomati i BE-sė.

Ai vuri nė dukje se reforma administrative dhe territoriale dhe decentralizimi ka evoluar gjatė viteve tė kaluara, duke pėrbėrė njė shqetėsim. Nė kėtė kontekst, tha Sequi, "BE kėrkon qė tė arrihen objektivat e caktuara. Ne vlerėsojmė qė qeveria e re dhe vetė ministri Ēuēi po i japin rėndėsi dhe prioritet kėsaj reforme, pasi ky ėshtė njė prioritet i pashmangshėm pėr qytetarėt shqiptarė qė meritojnė tė kenė standarde tė mira".

Nė fjalėn e tij, Ambasadori i BE-sė nėnvizoi se "qeveria qėndrore duhet t'i pėrgjigjet kėsaj sfide, duhet tė merret kjo energji qė tė nxitet edhe nga institucionet e pushtetit vendor. Esenca pėrfundimtare e kėsaj reforme ėshtė produkti pėrfundimtar qė duhet tė zotėrohet nga ata, tė cilėt do tė zbatojnė nė praktikė, konsultimet dhe bashkėpunimi midis autoriteteve tė pushtetit vendor ėshtė thelbėsor nė kėtė reformė".

"Ne do tė donim tė shihnim pėrgatitjen pėr draftimin dhe zbatimin e kėsaj strategjie pėr reformėn, tė shkojė krah pėr krah me zbatimin e ligjit pėr shėrbimin civil dhe planin pėr decentralizimin fiskal", theksoi Ambasadori Sequi.

Ai vuri nė dukje se "planifikimi urban dhe menaxhimi i mbetjeve, qė janė shumė tė rėndėsishme pėr pushtetin vendor, duhet tė jenė temė edhe nė seminaret qė do tė zhvillohen nė nivel vendor gjatė gjysmės sė parė tė vitit 2014".

"BE ka dhėnė mbi 100 milion euro fonde gjatė programit IPA gjatė viteve 2007-2013 pėr infrastrukturėn, kanalizimet, promovimin e turizmit dhe trashėgimisė kulturore. Ne duam qė tė jemi nė gjendje qė tė raportojmė taksapagusve europian se investimet qė kanė bėrė, kanė pėrmirėsuar jetesėn e qytetarėve shqiptarė", theksoi ai. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013