Video

17/10/2013 19:07:51

Kreu i ri i CEZ, nesėr shpallet fituesi

Nė garė hynė me aplikime 8 kandidatė, nga tė cilėt 4 nuk i plotėsonin kushtet pasi kishin mė pak se 5 vite eksperiencė






TIRANE - Bordi i komisionerėve tė ERE-s do tė vendosė nesėr fituesin pėr tė drejtuar si administrator shoqėrinė CEZ Shpėrndarje, njoftoi sot ERE. Sot ky bord zhvilloi seancėn e dėgjimit tė kandidaturave, qė konkurojnė pėr kėtė post, nė prani tė kreut tė ri Petrit Ahmeti. Nė garė hynė me aplikime 8 kandidatė, nga tė cilėt 4 nuk i plotėsonin kushtet pasi kishin mė pak se 5 vite eksperiencė, u shpreh Eduard Elezi, drejtori juridik i ERE-s. Fituesi do tė pėrzgjidhet mes 3 kandidaturave pėr postin e administratorit tė CEZ-it, Arqile Kokėdhima, Arben Seferi dhe Myrteza Myftari.

Gjatė prezantimit tė platformės sė tij sot para bordit tė ERE-s, kandidati Arqile Kokėdhima, me profesion inxhinier ushtarak, tha se synon tė ulė nivelin e humbjeve nė rrjet dhe pėrmirėsimin e furnizimit me energji. Kandidati Myrteza Myftari tha se synon stabilizimin e kompanisė CEZ , duke rritur tė ardhurat dhe duke ulur shpenzimet. Ndėrsa kandidati Arben Seferi, pasi deklaroi se nuk ka asnjė konflikt interesi pėr tė ushtruar detyrėn si administrator i CEZ, premtoi se do tė rrisė performancėn e kompanisė dhe do tė rakordojė borxhet mes KESH dhe OST.

Para dy javėsh, gjatė raportimit nė ERE pėr ecurinė e punės nė krye tė CEZ Shpėrndarje, administratori Sait Dollapi dha dorėheqjen, qė u pranua disa orė mė pas nga ERE, qė shpalli menjėherė garėn pėr kėtė post. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

 

HermesNews - ©2013