Video

17/10/2013 19:02:35

Rritet papunesia 14.8 %

Krahasur me tremujorin e parė 2012, shkalla e papunėsisė sivjet ėshtė rritur me 3 pikė pėrqindje






TIRANE - Shkalla e papunėsisė pėr popullsinė 15-64 vjeē nė Shqipėri nė 3-mujorin e dytė arriti nė 14.8%, ndėrsa shkalla e papunėsisė afatgjatė ishte 11.3%, pėrcaktoi INSTAT nė anketėn e forcave tė punės, sipas tė cilit, krahasur me tremujorin e parė 2012, shkalla e papunėsisė sivjet ėshtė rritur me 3 pikė pėrqindje.

Shkalla e papunėsisė vlerėsohet tė jetė mė e lartė pėr meshkujt se pėr femrat, ēka reflekton nivel mė tė lartė tė kėrkimit tė punės nga meshkujt dhe nivel mė tė lartė inaktiviteti nga femrat nė tregun e punės.

Pėr meshkujt shkalla e papunėsisė u rrit nga 15.8% nė tremujorin e parė 2013, nė 17.1% nė 3-mujorin e dytė, ndėrsa pėr femrat rėnia nga 12.9 % nė tremujorin e parė, u ul nė 11.9% nė tremujorin e dytė.

Pėr tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē shkalla e papunėsisė nė tremujorin e dytė llogaritet nė 23.6% dhe krahasuar me tremujorin e dytė 2012, nuk ka ndryshime tė rėndėsishme.

Pėr popullsinė 30-64 vjeē nė tremujorin e parė sivjet shkalla e papunėsisė ishte 12.1%, ndėrsa shkalla e papunėsisė afatgjatė, 9.8%.

Shumica e tė papunėve u drejtohen tė afėrmve, miqve pėr tė gjetur njė punė, si metodė e kėrkimit pėr punė e kombinuar me aplikimin direkt tek njė punėdhėnės, vendosjen e lajmėrimeve nė gazeta, studimin e lajmėrimeve pėr vende tė lira pune nė gazeta, etj.

Gjatė tremujorit tė dytė popullsia e moshės 15-64 vjeē e klasifikuar si ekonomikisht jo-aktive zuri 39.9% tė popullsisė nė moshė pune. Tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē qė deklaruan se ishin nxėnės, studentė ose nė trajnim, zunė 40% tė popullsisė ekonomikisht jo aktive.

Nė tremujorin e dytė llogaritet qė 16.5% e popullsisė ekonomikisht jo aktive tė moshės 15-64 vjeē merren me detyrat shtėpiake. Nė kėtė grup 24.6% e zėnė femrat, ndėrsa tek meshkujt, kėtė status e kanė vetėm 1.3% e tyre.

Nė tremujorin e dytė, sipas vlerėsimeve tė Anketės sė forcave tė punės nga INSTAT, 15.5% e popullsisė 15-64 vjeē ekonomikisht jo-aktive deklaruan qė nuk kėrkonin punė pasi besonin qė nuk ka punė tė disponueshme. Krahasuar me tremujorin e parė vėrehet rritje me 1.3% e tė papunėve tė dekurajuar, mė e theksuar tek femrat.

Ndėr tė rinjtė 15-29 vjeē ekonomikisht jo aktivė, klasifikohen si tė papunė tė dekurajuar 11.2% e tyre ndėrsa nė popullsinė mė tė rritur tė moshės 30-64 vjeē ky grup pėrbėn 21.3% tė popullsisė ekonomikisht jo-aktive.

Rreth 10% e popullsisė ekonomikisht jo-aktive e moshės 15-64 vjeē ishin nė pension, ndėrsa 5.2% nė paaftėsi tė pėrhershme. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013