Video

17/10/2013 16:48:22

Mė shumė besim ndaj ekonomisė

BSH publikon raportin






TIRANE - Banka e Shqipėrisė ka publikuar vrojtimin mė tė fundit mbi indeksin e besimit tė biznesit dhe konsumatorėve nė tremujorin e tretė tė kėtij vitit. Sipas raportit, treguesi i ndjesisė ekonomike (TNE) shėnoi nivelin 87.9 nė tremujorin e tretė tė vitit 2013, nė rritje me rreth 10.3 pikė pėrqindjeje.

Niveli aktual qėndron rreth 12.1 pikė pėrqindje nėn mesataren afatgjatė. Pėrmirėsimi i treguesit tė ndjesisė ekonomike, nė kėtė periudhė, u ndikua kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit nė sektorin e shėrbimeve. Nė tė njėjtin drejtim, por nė njė masė mė tė vogėl, ndikoi dhe rritja e besimit nė sektorin e industrisė.

Nga ana tjetėr, pėrkeqėsimi i shėnuar nė treguesin e besimit tė ndėrtimit dhe tė konsumatorit kontribuoi negativisht nė treguesin e pėrgjithshėm pėr ekonominė.

Treguesi i besimit nė sektorin e industrisė u pėrmirėsua me rreth 1.5 pikė pėrqindje, nė tremujorin e tretė tė vitit 2013. Rritja e treguesit tė besimit nė kėtė sektor u pėrcaktua nga pėrmirėsimi i shėnuar nė balancėn e prodhimit industrial me rreth 7.8 pikė pėrqindjeje. Rreth 11.4% e bizneseve nė sektorin e industrisė kanė kryer investime tė reja nė gjashtė muajt e fundit.

Investimet e reja u pėrqendruan kryesisht nė blerjen e pajisjeve teknologjike. Pėr gjashtėmujorin e ardhshėm, 14.7% e bizneseve vlerėson tė kryejė investime tė reja nė struktura dhe pajisje teknologjike. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013