Video

16/10/2013 15:40:50

Te flutorosh ne Europe eshte rrezik

Pilotet me teper ore fluturimi dhe pune






BRITANI - Tė fluturosh nė Europė nė tė ardhmen, do tė jetė mė pak e sigurt pasi Parlamenti Europian ka adoptuar njė rregullore tė re, e cila bėn fjalė pėr kohėn e fluturimit tė pilotėve, ku vendosen normat nė lidhje me kohėn qė pilotėt duhet tė kalojnė gjatė fluturimit. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga gazeta gjermane “Die Ėelt”.

“Ėshtė njė ditė pėr tė harruar sigurinė e fluturimeve”, ka thėnė kapiteni Ilya Schulz, president i sindikatės sė pilotėve “Cockpit”. Sipas tij, rregulli i ri do tė sjellė papėrgjegjshmėri, pasi nuk ka nevojė tė pyesėsh shumė sa aksidente kanė ndodhur nga lodhja, por sa tė tjera do tė ndodhin mė tepėr.

Megjithatė, pilotėt do tė duhet tė punojnė mė tepėr. Tashmė edhe gjatė natės do tė duhet tė fluturojnė deri nė 11 orė me detyrim. Pėrvec orarit tė fluturimit, pilotėt do tė duhet tė qėndrojnė zgjuar edhe gjatė lidhjes sė njė udhėtimi me njė tjetėr. Agjencia Europiane pėr Sigurinė Ajrore “AESA”, thekson se nė fakt se mė tepėr se 14 orė pushim janė mėse tė mjaftueshme, por sipas rregullit mund tė arrijė orari i punės deri mė 22 orė.

Kėtė verė gati sa nuk ndodhi edhe njė tragjedi. Dy pilotė britanikė ishin duke fjetur gjumė teksa ishin duke pilotuar njė Boeing 330. Pėr fat tė mirė avioni ėshtė drejtuar nga kompjuteri. Njė sondazh sipas Cockpit nė vitin 2011, ka ngritur alarmin nė lidhje me faktin se 93 pėr qind e pilotėve kanė gabuar pėr shkak tė lodhjes gjatė fluturimit. Kjo mund tė sjellė pasoja katastrofike. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza