Video

15/10/2013 17:44:40

Hetime pėr drejtuesit e policisė

Nisur nga konstatimet e bėra pėr njė numėr shkeljesh ligjore gjatė operacionit, me urdhėr tė ministrit Saimir Tahiri, SHKB ka nisur hetimet nė tė gjithė sektorėt e luftės kundėr krimit ekonomik






TIRANĖ - Krahas goditjes sė aktivitetit tė paligjshėm tė lojėrave tė fatit dhe pikave tė basteve, gjatė operacionit “Fund marrėzisė”, paralelisht ka nisur edhe verifikimi i aktivitetit tė drejtuesve tė policisė nė bazė nė pėrmbushje tė detyrave ligjore pėr realizimin e planit tė masave tė hartuar pėr kėtė operacion.

Nisur nga konstatimet e bėra pėr njė numėr shkeljesh ligjore gjatė operacionit, me urdhėr tė ministrit Saimir Tahiri, SHKB ka nisur hetimet nė tė gjithė sektorėt e luftės kundėr krimit ekonomik, tė cilėt me mosveprimet e tyre nė pėrmbushje tė tė planit tė masave tė hartuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, u kanė krijuar mundėsinė subjekteve tė ndryshme tė fshehin aktivitetin e tyre tė paligjshėm. Nė kėtė kuadėr janė pezulluar dhe po hetohen pėr shpėrdorim detyre dhe rrjedhje informacioni shefat e sektorėve tė krimit ekonomik, nė Tiranė dhe Korēė, E.D. dhe O.M.

Ndėrkohė, Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm ėshtė duke hetuar veprimtarinė e deritanishme tė strukturave pėrkatėse tė policisė, qė kanė favorizuar nė mėnyrė tė hapur lulėzimin e kėsaj veprimtarie tė paligjshme. Nė pėrfundim tė kėtij hetimi do tė pėrcaktohen edhe pėrgjegjėsitė konkrete pėr ēdo strukturė apo punonjės policie. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter






HermesNews - ©2013