Video

15/10/2013 09:21:51

Ngjarja e rrallė qė do tė ndodhė nė 2017-tėn nė Parlament

Nė tė njėjtėn kohė zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje presidenciale






TIRANE - Presidenti i republikės nė vitin 2017 do tė zgjidhet nga ky parlament dhe jo nga parlamenti i dalė nga zgjedhjet e atij viti. Kėtė deklaratė e ka bėrė dje nė emisonin Debati ne Channel One tė gazetarit Roland Qafoku, ministri i shtetit pėr Marrėdhėniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi.

Duke qenė se nė vitin 2017 do tė kemi njėkohėsisht edhe zgjedhjen e presidentit edhe zgjedhje parlamentare, gazetari Qafoku e shtroi si njė nga pyetjet e tij nė emision se si do zgjidhet kjo koicidencė pėr tė cilėn juristėt qė hartuan kodin Zgjedhor duket se nuk e kanė parashikuar: Cili parlament do ta zgjedhė pasardhėsin e Bujar Nishanit, parlamenti actual apo parlamenti qė do dalė nga zgjedhjet e vitit 201 7?

Kjo edhe pėr faktin se sipas kushtetutės mandati i presidentit mbaron nė korrik, ndėrsa zgjedhjet parlamentare mund tė mbahen nė maj ose qershor. Pikėrisht kjo krijon njė dielėm tė madhe pėr kėtė mbivendosje kohore qė kėrkon vėrtetė njė zgjidhje shumė kohė mė parė nė mėnyrė qė tė mos krijojė kriza tė panevojshme nė vitin 2017.

Por ministri Celibashi bėhet i pari zyrtar i qeverisė qė ka dhėnė njė opinion po zyrtar pėr kėtė pėrplasje. I ftuar nė njė panel me gazetarė, Celibashi sqaroi se procedurat pėr zgjedhjen e presidentit tė ri do tė nisin pėrpara mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare dhe presidenti do tė zgjidhet pėrprara se tė mbarojė mandati i kuvendit aktual.

Megjithatė duhet tė pritet edhe qendrimi zyrtar I opozitės pėr tė parė nėse deklarata e Celibashit pranohet prej tyre apo jo. Gjithsesi, parlamenti aktual realisht rrezikon tė bėhet i vetmi parlament i zgjedhur pas viti 1990 nė Shqipėri qė tė mos zgjedhė njė president tė republikės. Parlamenti I zgjedhjeve tė 31 marsit tė vitit 1991 zgjodhi president tė Republikės mė 30 prill 1991 Ramiz Alinė.

Parlamenti I dalė nga zgjedhjet e 22 marsit 1992 zgjodhi president mė 3 prill 1992 president Sali Berishėn. Parlamenti I dalė nga zgjedhjet e 26 majit 1996 zgjodhi mė 2 mars 1997 president pėr njė mandatė tė dytė Sali Berishėn. Parlamenti I dalė nga zgjedhjet e 28 qershorit 1997 zgjodhi president mė 24 korrik 1997 Rexhep Meidanin.

Parlamenti i dalė nga zgjedhjet e vitit 2001 zgjodhi president mė 24 qershor 2002 Alfred Mosiun. Parlamenti I dalė nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005 zgjodhi president mė 20 korrik 2007 Bamir Topin. Parlamenti I dalė nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 zgjodhi president mė 24 korrik 2012 Bujar Nishanin. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013