Video

14/10/2013 15:59:05

Dimensioni i ri i marėdhėnieve me Greqinė

Rama dhe Venizelos diskutojnė problemet e kaluara dhe prespektivat e rejat mes tė dyja vendeve






(17:45) "Gjendjen e paqes mes Greqisė dhe Shqipėrisė e ka shpallur qė nė vitin 1986 dhe dikush qė ka pėr tė kėrkuar diēka te kuadri ligjor grek ka tė drejtėn t'i drejtohen gjykatės ndėrkombėtare tė Strasburgut", deklaroi sot Zv.Kryeministri njėheraz dhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Evangjelos Venizellos. Gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp, me kreun e MPJ-sė, Bushati, Kryediplomati grek tha se, "jemi dy vende qė besojmė nė nevojėn e stabilitetit nė rajonin tonė dhe mė gjėrė". Pra, deklaroi ai, kemi njė kuadėr tė sigurtė bashkėpunimi, qė pėrshkohet nga marrėveshje si dypalėshe, ashtu edhe shumė palėshe dhe gėzohemi qė tani po hedhim edhe hapa pasardhės. Venizellos bėri tė ditur se, "vendosėm qė tė mblidhet komisioni dypalėsh pėr ēėshtjen e varrezave ushtarake si dhe gėzohem qė do tė riaktivizojmė tė gjitha ato komisione tė pėrbashkta pėr tė diskutuar tė gjitha ato ēėshtje qė janė nė interesin tonė".


(17:30) "Pėrgjigjen pėr paktin e ka dhėnė Gjykata Kushtetuese", deklaroi sot Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati. Nė pėrgjigje tė interesit tė gazetarėve pėr kėtė ēėshtje, gjatė konferencės me homologun e tij grek, Bushati tha se, Ministri me tė drejtė pėrmendi kriteret e Kopenhagenit, respektin pėr ata qė imponon shteti i sė drejtės". Ai tha se "sot nuk shtrohet mė pyetja pėr qeverinė shqiptare si e lexon vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pasi ėshtė i qartė si kristali". Pėr qeverinė shqiptare, deklaroi Kryediplomati shqiptar, "shtrohet pyetja si do tė ecet pėrpara pėr t'i dhėnė njė zgjidhje kėsaj ēėshtjeje, e cila ėshtė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė, Greqinė dhe projektet e pėrbashkėta pėr rajonin e Mesdheut. Dhe pėrgjigja ime ėshtė shumė e drejtėpėrdrejtė. Duam tė adresojmė tė gjitha ēėshtjet si ato qėi konsiderojmė pengesa historike dhe ato qė janė krijuar rishtazi me kurajo e vullnet politik, bazuar nė legjislacionet e vendeve respektive, parimet e themeluara tė sė drejtės ndėrkombėtare".


(17:00) I pyetur nga gazetarėt se si do tė trajtohet ēėshtja kufinjve detare, gjatė Presidencės greke tė BE-sė, Zv.kryeministri grek deklaroi gjatė konferencės pėr shtyp me Ministrin Bushati se, "baza e pėrbashkėt e “Vitit Mesdhetar”, qė ėshtė njė ndėr vitet qė pėrbėhet nga presidencat e njėpasnjėshme tė Greqisė e Italisė, ėshtė politika e integruar detare, qė nė epiqendėr ka Mesdheun". Ministri grek tha se, "KE-ja ka publikuar njė studim tė rėndėsishėm qė tregon se zbatimi i sė drejtės ndėrkombėtare tė detit, ka shumė rėndėsi ekonomike pėr tė gjithė vendet e BE-sė dhe pėr vendet qė lagen nga Mesdheu". Ai tha se, "tė gjithė vendet anėtarė tė BE-sė pranojnė tė drejtėn ndėrkombėtare mbi detin dhe konventėn ndėrkombėtare tė OKB-sė mbi zbatimin e sė drejtės ndėrkombėtar tė Detit. Kjo ėshtė e qartė se kriteret e Kopengahenit vlejnė dhe pėr ato vende kandidate pėr anėtarėsimin nė BE". "Ka njė praktikė europiane, dhe njė shembull ėshtė rasti i Italisė e Greqisė. Ekziston njė praktikė europiane dhe shembull greko-italian dhe jam i sigurtė se nė tė njėjtin drejtim do tė lėvizim nė Shqipėri sepse kemi pranuar tė njėjtat rregulla e parime", tha Venizellos.



TIRANE - Kryeministri Edi Rama priti Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Greqisė Evangelos Venizelos. Rama vuri theksin nė vullnetin e qeverisė shqiptare pėr t’i dhėnė njė dimension tė ri kėtij bashkėpunimi nė frymėn e miqėsisė dhe tė interesit mė tė mirė tė tė dy vendeve.

Gjatė kėtij takimi u trajtuan problematikat qė ekzistojnė, tė tashme, apo tė trashėguara nga e kaluara. Kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare mbetet e vendosur pėr tė forcuar bashkėpunimin rajonal. Marrėveshja Kosovė-Serbi, u shpreh Kryeministri, ka hapur njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet e bashkėpunimin midis vendeve tė rajonit.

Nė takimin me kreun e PD-sė Lulzim Basha ky i fundit ngriti ēėshtjen e anullimit tė ligjit tė luftės, si ēėshtje e rėndėsishme jo vetėm pėr shkak tė pėrceptimit, por sidomos edhe tė problemeve nė lidhje me sekuestron konservative pėr pronat e qytetarėve shqiptare, veēanėrisht atyre Ēame.

Basha kėrkoi angazhimin pėr zgjidhjen e problemit tė toponimeve qė ka vėshtirėsuar lėvizjen nė kufi tė qytetarėve shqiptarė tė lindur nė Greqi.

Kryetari i Partisė Demokratike vlerėsoi si bazė shumė tė mirė dhe solide traktatin e vitit 1996 tė "Miqėsisė, Bashkėpunimit, Fqinjėsisė sė Mirė dhe Sigurisė" mes dy vendeve dhe inkurajoi ngritjen e komisioneve tė pėrbashkėta sipas parashikimeve tė kėtij traktati pėr tė nxitur dhe forcuar bashkėpunimin e mėtejshėm. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013