Video

13/10/2013 12:30:13

Illuminum, parfumi i Kate Middleton

Parfumi qė Dukesha zgjodhi pėr ditėn e saj tė dasmės








LONDER - Admiruesit e dukeshės Middleton, e sofistikuar dhe elegante, vazhdojnė tė shtohen nė tė gjithė botėn, edhe nė SHBA madje. Edhe pas njė viti, dasma e saj elegante me princin William mbetet e paharruar. Pėrveē fustanit tė mrekullueshėm qė do tė mbetet nė histori, tashmė edhe parfumi i saj po merr famė tė madhe.

Bėhet fjalė pėr parfumin White Gardenia Petals nga Illuminum, njė perzierje delikate e jaseminit dhe zambakut. Pak ditė mė parė u hap nė New York, nė Fifth Avenue, njė dyqan i kėsaj firme ku mund tė blihet edhe parfumi qė Kate Middleton zgjodhi pėr ditėn e saj tė dasmės. Parfumi ėshtė i disponueshėm nė paketat 50 ml dhe 100 ml, me njė ēmim rreth 150 dollarė.

Illuminum u krijua nė Mbretėrinė e Bashkuar nė Janar tė 2011 nga njė grup parfumierėsh anonim, tė cilėt krijojnė kombinime tė ndryshme aromash gjithmonė me kualitet tė lartė. Firma ėshtė rritur ndjeshėm falė reklamimit qė dukesha Middleton i bėri duke e zgjedhur si parfumin e saj tė dasmės. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


Daniela Vathi