Video

12/10/2013 17:43:31

Rusia do te gjunjezoje Google

Sputnik, do te jete motorri i ri i kerkimit rus





RUSI- 56 vjet nga leshimi per here te pare ne hapesire nga Rusia, Kremlini tashme po pretendon te pushtoje edhe universin ne internet. Qeveria ruse ka miratuar fondin prej 20 miliard dollaresh per zhvillimin e nje motorri kerkimi ne vend. Sputnik do te frenoje dukshem Google dhe Yadex, pasi tashme pesha e televizionit shteteror nuk vlen me teper se ky projekt.

Qendra e universit onine ne Rusi, eshte Yandex, motorri i kerkimit me te rendesishem ne vend, qe ne realitet po fiton edhe ne pjesen me te madhe e Europes Lindore. Yandex po fiton me 60 per qind te kerkimeve. Sic ben te ditur e perditshme moskovite Vedomosti, kompania telefonike shteterore Rostelekom, ka ngritur nje grup pune te cilet vitin e ardhshem duhet te gjunjezojne Yandex dhe Google.

Motorri i kerkimit shteteror do te quhet Sputnik. Ideja kryesore do te nise nga Kremlini dhe si hap i pare do te jete ne gjuhen ruse. Programi do te jete i instaluar ne te gjithe kompjuterat e qeverise ruse, te cilet jane me miliona.

Edison Myrteza