Video

12/10/2013 11:51:28

Pėrfitime rekord pėr milionerin Warren Buffet

Miliarderi amerikan ka arritur tė arkėtojė nė pesė vjet rreth 10 miliard dollarė me njė kthim prej 40%, ndėrkohe qė shteti amerikan, nė tė njėjtėn periudhė, ka pėrfituar vetėm 12%





HermesNews - Miliarderi amerikan ka arritur tė arkėtojė nė pesė vjet rreth 10 miliard dollarė me njė kthim prej 40%, ndėrkohe qė shteti amerikan, nė tė njėjtėn periudhė, ka pėrfituar vetėm 12%.

“Kini frikė kur tė tjerėt janė tė etur, jini tė etur kur tė tjerėt kanė frikė”- thėnje e famshme e orakullit tė Omahas, i cili nuk i trembet asgjėje, as kur vendos tė investojė mbi kompani qė ndodhen nė krizė tė thellė nė kėto pėse vitet e fundit.

Siē shkruan Wall Street Journal, pėrfitimi i investimeve qė miliardari ka kryer para krizės aktuale shkon deri nė 40%. Ndėrkohė qė, siē u pėrmend edhe mė lart, shteti amerikan ka arritur njė pėrfitim prej vetėm 12% pasi pati investuar 420 miliard dollarė nė projektin Troubled asset relief program, njė plan shpėtimi pėr sektorin automobilistik dhe bankar, por qė, siē lexohet nga siti i Thesarit, i ktheu qeverisė njė pėrfitim prej 50 miliard dollarė, pra vetėm 12% tė investimit fillestar.

Gjatė krizės kompania e Buffet, Berkshire Hathaway, ka pėrfunduar disa marrėveshje me njė investim prej 26 miliard dollarė, ndėr tė cilat edhe huaja prej 5 miliardash dhėnė Bankės sė Amerikės nė 2011. //HermesNews ©2013// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Daniela Vathi