Video

11/10/2013 16:41:41

Avokati i Popullit jep deklarate

Dita Nderkombetare e te Moshuarve. Respekt





TIRANE- Sot nė Ditėn Ndėrkombėtare e tė Moshuarve Avokati i Popullit shpreh mirėnjohjen dhe respektin pėr vlerat dhe kontributin e tyre dhėnė ndėr vite. Tė moshuarit mbeten njė nga grupet mė vulnerabėl nė Shqipėri. Mungesa e sigurimit tė njė minimumi tė ardhurash, bėn qė kjo kategori sociale tė mos marri shėrbimin e duhur shėndetėsor, tė mos ketė tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar jetesėn dhe shpesh herė tė mbetet dhe pa pėrkrahje.

Duke i vlerėsuar tė moshuarit pėr kontributin e tyre dhe duke ditur nevojėn pėr kujdes tė kėsaj shtrese, duhet tė eliminojme neglizhencėn dhe pėrjashtimin e tyre nga shoqėria, duke ndėrtuar kėshtu njė shoqėri pėr tė gjitha moshat. Pėr tė garantuar tė drejtat e tė moshuarve, pėr siguri sociale, pėr tė punuar, pėr akses nė shėrbimet e kujdesit shėndetėsor, etj, kėrkohet miratimi i Statusit tė Moshės sė Tretė.

Avokati i Popullit, si njė institucion qė garanton tė drejtat dhe liritė themelore te njeriut, ka nė prioritetet e punės sė tij mbrojtjen e tė drejtave tė tė moshuarve.
Nėpėrmjet rekomandimeve tė tij drejtuar pushtetit qendror dhe lokal Avokati i Popullit ka kėrkuar pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės nė qendrat ditore dhe rezidenciale pėr tė moshuarit si dhe zbatimin e standarteve tė kėrkuara pėr t’i mundėsuar kėtij grupi shoqėror njė jetė sa mė dinjitoze dhe tė sigurt, me qėllim qė tė ndihen tė barabartė me tė gjithė anėtarėt e tjerė tė shoqėrisė

Deklarate