Video

10/10/2013 11:29:25

Tahiri prezanton kreun e ri te uniformave

Artan Didi prezantohet nė drejtim tė Policisė sė Shtetit. Ai ka njė karrierė tė gjatė nė polici






TIRANĖ - Artan Didi u prezantua ditėn e enjte nė krye tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, nė njė ceremoni ku mori pjesė dhe Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri, si dhe ish-Drejtori i Policisė sė Shtetit, Hysni Burgaj.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, Tahiri garantoi kreun e ri tė forcave tė rendit se ka mbėshtetje tė plotė nga qeveria dhe dikasteri qė ai drejton. "Nuk mund tė fsheh emocionin qė mė jep kjo ceremoni. Falenderoj paraardhėsit pėr tė gjithė kontributin e dhėnė nė drejtim tė kėtij institucioni jetėsor pėr historinė e vendit, kontribut qė do tė jetė njė pasuri e vyer pėr Drejtorin e ri dhe pėr tė gjithė ata qė e pasojnė nė detyrė", theksoi Tahiri.

"Dua tė siguroi gjithėsecilin prej jush nė tė gjitha funksionet dhe pozicionet nė Policinė e Shtetit, se njė gjė na bashkon mė shumė se gjithēka, dhe ky ėshtė misioni i lartė nė emėr tė qytetarėve pėr tė garantuar rendin dhe qetėsinė e vendit tonė, prandaj garantoj kreun e ri, se ka mbėshtetje tė plotė nga Qeveria dhe Ministria qė unė drejtoj, pėr gjithēka qė ėshtė e nevojshme nė luftėn ndaj krimit dhe korrrupionit", theksoi Ministri Tahiri.

Kreu i ri i Policisė sė Shtetit, Artan Didi, pasi mori nė dorėzim flamurin e kėtij institucioni nga paraardhėsi i tij, Hysni Burgaj, falenderoj Ministrin Tahiri pėr mbėshtetjen dhe bėri betimin e tij.

"Nė respekt tė veprės dhe nderimit tė tė gjithė punonjėsve tė policisė, nė veēanti pėr tė rėnėt dhe respektin e gjakut tė dhėnė nė luftė pėr tė mbrojtur rendin dhe qetėsinė nė vendin tonė, betohem pėr tė mbajtur me nder dhe respekt flamurin e Policisė sė Shtetit", theksoi Didi. Emėrimi i Didit nė krye tė forcave tė rendit u bė dje nga Kėshilli i Ministrave. Ai ka njė karrierė tė gjatė nė polici, me funksione si nė hetimin e krimeve, ashtu edhe nė tė rendit./s.s./Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter





HermesNews - ©2013