09/10/2013 14:36:09
Tacso Albania, takim informues
Projekte per 4 vitet e ardhshmen ne Shkoder
SHKODER- Pėrmes njė takimi tė organizuar nė mjediset e Qėndrės sė Informimit tė BE-sė Shkodėr, pėrfaqėsues tė organizatave tė shoqėrisė civile dhe aktorėt lokalė, u njohėn nga afėr me projektet dhe prioritetet e ofruara nga TACSO Albania pėr katėr vitet e ardhshme.
Genci Pasko, drejtor i projektit TACSO pėr Shqipėrinė, nė fjalėn e tij bėri tė ditur se Projekti TACSO ėshtė njė program rajonal i Bashkimit Evropian, i cili zbatohet paralelisht me anė tė zyrave lokale qė janė operative nė Shqipėri, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnjė e Herzegovinė, Kosovė, Turqi dhe Islandė. Sipas tij, ky projekt ka filluar zbatimin nė gusht tė vitit 2009 dhe pėrfundon mandatin e dytė nė gusht tė vitit 2017.
Pasko shtoi se objektivi i pėrgjithshėm i kėtij projekti ėshtė forcimi i shoqėrisė civile nė kuadrin e demokracisė pjesėmarrėse, nxitja e njė mjedisi miqėsor nė fushėn e shoqėrisė civile, si dhe forcimi i kapaciteteve tė pėrgjithshme dhe pėrgjegjshmėrisė sė organizatave pėr tė garantuar cilėsinė e shėrbimeve si dhe rolin e qėndrueshėm tė tyre nė procesin demokratik.
Ne diskutimet e tyre, pėrfaqėsues tė organizatave tė shoqėrisė civile dhe aktorė lokale, vlerėsuan ndihmesėn e ēmuar tė projektit TACSO gjatė fazės sė pare, lehtėsimin e dialogut me institucionet qėndrore sa i pėrket pėrmirėsimit tė kuadrit ligjor e procesit tė sipėrmarrėsisė sociale nė Shqipėri, asistencėn e ofruar veēanėrisht gjatė procesit tė pėrgatitjes sė projekt-propozimeve nė nivel rajonal dhe kombėtar.
HermesNews-©2013