Video

09/10/2013 14:07:49

Bonino takim me grate sipermarrese

Diskutim ne lidhje me procesin ekonomik ne vend





TIRANE- Ministrja e Jashtme e Italisė, Emma Bonino gjatė vizitės sė saj nė Tiranė, zhvilloi njė takim me gratė sipėrmarrėse shqiptare dhe italiane qė punojnė nė vendin tonė. Nė fjalėn e saj Bonino e vuri theksin tek autonomia financiare, si ēėlės i suksesit tė femrave nė biznes. “Unė vazhdimisht theksoj se nuk ka zhvillim ekonomik pa pjesėmarrjen aktive tė gjysmės sė popullsisė, femrave”.

Duke iu drejtuar femrave sipėrmarrėse, por jo vetėm, Bonino u shpreh se, “mos kėrkoni mbrojtje, por mundohuni tė arrini hapėsirat e kėrkuara. Jo tė gjitha do t'ia dalin. Fitojini vetė hapėsirat tuaja, mos prisni t`ua dhurojnė. Historia e botės tregon se ndryshimi ėshtė i mundshėm, autonomia ekonomike, ėshtė shumė e mirė. Ajo qė duhet tė kėrkojmė ėshtė hapėsira qė secila tė rritet sipas projektit tė saj”, tha Bonino, e cila nė pėrfundim tė fjalės sė saj tha se, “Liria nuk ėshtė sinonim i lumturisė”.

Jolanda Kote, sipėrmarrėse shqiptare, anėtare e shoqatės sė grave profesionsite, afariste dhe zejtare, solli nė vėmendje tė tė pranishmėve, se bizneset qė drejtohen nga gratė janė shumė tė pakta nė numėr krahasuar me ato tė drejtuara nga meshkujt. “Raportohet se numri i bizneseve tė grave ėshtė shumė i vogėl, njė prej faktorėve ėshtė mungesa e pavarėsisė ekonomike pėr tė nisur njė sipėrmarrje. Femrat nė Shqipėri janė mė sė shumti shtėpiake ose qė kontribuojnė nė familje me njė rrogė. Duhet tė shkėputemi nga ky mentalitet”, tha Kote.

Ajo ndėrkohė kėshilloi se, pėr sukses nė sipėrmarrj,e grave duhet t'u vijė nė ndihmė shteti pėrmes kredive pėr femrat. Sipas saj, “suksesi nė njė sipėrmarrje kėrkon disa faktorė si vetbesim tė plotė pėr tė ngritur njė biznes, plan biznesi tė detajuar, pėrvojė pune, trajnime para nisjes sė biznesit. Ėshtė shumė e rėndėsishme dhe rritja e nivelit arsimor dhe profesional tė grave dhe vajzave”, tha Kote

HermesNews-©2013