Video

08/10/2013 18:53:54

Peza hedh hapin e parė, kėrkon shkarkimin e kreut tė AMS-s

Fillim proēedurash pėr shkrirjen e Kėshillit Drejtues tė RTVSH dhe emėrimin e kėshillit tė ri, nga i cili do tė zgjidhet dhe drejtori i RTVSH






TIRANE - Nėnkryetari i komisionit tė medias Alfred Peza (dokumente), kėrkon shkarkimin e kryetares sė AMA-s Endira Bushati dhe fillimin e proēedurės pėr shkrirjen e Kėshillit Drejtues tė RTVSH dhe emėrimin e kėshillit tė ri, nga i cili do tė zgjidhet dhe drejtori i RTVSH.

Kėrkesa e Pezės bazohej jo vetėm nė pėrfundimin e mandatit tė tyre, por dhe nė performancėn e dobėt dhe shkeljet e mėdha antiligjore tė vėrejtura nė punėn e tyre.

"Momenti i dytė ka tė bėjė me Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Edhe ky autoritet pėr shkak edhe tė rotacionit tė pushtetit nė zgjedhjet e 23 qershorit ėshtė duke funksionuar edhe nė kėtė moment qė po flasim, nė paligjshmėri. Ka tre vende vakante, por nga ana tjetėr, siē keni dhe dokumentin e Shėrbimit tė Monitorimit tė Institucioneve tė Pavarura nė lidhje me veprimtarinė dhe problematikėn e punės sė Autoritetit tė Mediave Audiovizuale pėr periudhėn maj - korrik 2013", thuhet qė ėshtė detyrim ligjor i Kuvendit tė bėjė 3 zėvendėsimet.

Por, ka edhe njė moment tjetėr, qė ne duhet tė bėjmė dhe ndryshimin e kryetares sė AMA-s, pasi sipas kėtij raporti lind njė interpretim juridik, sepse nuk ka pėrputhje midis balancės sė ligjit tė ri qė kėrkohet. Pra, 3 nga shumica dhe 3 nga pakica e anėtarėve tė AMA-s dhe kryetari nga mazhoranca. Ligji i ri pėrcakton qė kryetari i AMA-s do tė jetė nga mazhoranca, ndėrsa nėnkryetari nga pakica. Ata kanė edhe kryetarin, edhe nėnkryetarin, nga pakica. Pėr ta futur nė ligjshmėri duhet qė bashkė me zėvendėsimin e 3 anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė AMA-s tė bėhet edhe zėvendėsimi i kryetarit, pėr ta pėrputhur me ligjin e ri. Nė mėnyrė qė ky institucion tė futet ashtu si RTSH nė binarėt e ligjshmėrisė, pasi ėshtė duke funksionuar nė paligjshmėri.

Gjithashtu, i kėrkoj drejtuesve tė AMA-s tė vazhdojnė detyrėn, por duhet tė kuptojnė qė janė aty thjesht dhe vetėm drejtues nė detyrė tė institucionit derisa tė pėrfundojė procesi i futjes sė drejtimit tė kėtij institucioni nė shtrat ligjor. Qė do tė thotė se nuk duhet tė marrin vendime tė rėndėsishme dhe vendime tė tjera tė cilat bien ndesh me ligjin, pasi drejtimi i kėtij institucioni ėshtė duke u realizuar nė paligjshmėri.

Edhe vetė Shėrbimi i Monitorimit tė Institucioneve tė Pavarura na kėshillon nėpėrmjet raportit qė raportet e pėrfaqėsimit nė drejtimin e AMA-s duhet tė ndryshojnė, pasi nuk mund tė jenė – thuhet nė raport – edhe kryetari, edhe nėnkryetari nga e njėjta forcė politike, siē rezulton aktualisht. Kėshtu qė, ėshtė detyra jonė si komision qė ta fusim edhe institucionin e AMA-s nė binarėt ligjorė tė funksionimit tė tij nė tė ardhmen”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Komunikatė pėr Shtyp