Video

07/10/2013 14:07:28

Nis viti i ri akademik 2013-2014

Pėr programet e studimit me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, viti akademik do tė fillojė nė datėn 21 tetor 2013






(14:48) Universiteti "Aleksandėr Xhuvani" i Elbasanit ēeli sot vitin e ri akademik 2013-2014 me njė numėr mė tė madh tė programeve tė studimit dhe tė studentėve. Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast ka qenė i pranishėm edhe kryetari i PD, Lulzim Basha (foto).

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, rektori Liman Varoshi e cilėsoi praninė e kreut tė PD jashtė ndikimeve politike, por thjesht si njė mbėshtetes i pėrhershėm i kėtij universiteti. Ai e vuri theksin tek arritjet e kėtij universiteti si dhe numrin e madh tė programeve qė ka ky universitet pėr kėtė vit tė ri akademik.

“Brenda disa ditėve do tė bėhen funksionale edhe ambientet e reja tė ndėrtuara pranė fakultetit tė Infermierisė, duke realizuar pranė kėtij fakulteti jo vetėm ambjente tė reja dhe tė bollshme, por edhe kushte laboratorike dhe praktike tejet tė nevojshme pėr stafin dhe studentėt qė studjojnė nė kėtė fakultet”, tha Varoshi.


(14:43) Kryeministri Edi Rama, pėrmes rrjetit social Facebook, ka uruar tė gjithė studentėt pėr fillimin e vitit tė ri akademik. Nė urimin e tij Rama ėshtė shprehur se, “nė kėtė fillimvit tė ri akademik dua t’i uroj studentėve forcė ėndrrash, synimesh dhe kurajo pėr tė ecur drejt tė nesėrmes pa u tėrhequr nga vėshtirėsitė”. Sipas kryeministrit, “Jetėsimi i ėndrrave dhe realizimi i synimeve tė tyre ėshtė jetėsimi i Shqipėrisė sė Gjeneratės tjetėr. Ėshtė misioni i qeverisė sonė. Me stafin akademik jemi partnerė nė kėtė mision, i cili orientohet nga forca e aspiratave dhe shpresave tė brezave tė rinj. Me emocionin e njė e kohe tė re tė filluar pėr vendin, qė pėrkon me kohėn e re tė kėtij viti akademik, pėrcjell urimet e pėrzemėrta pėr sukses tė gjithė studentėve dhe pėr njė vit tė mbarė tė gjithė stafit akademik”, mbyll urimin e tij kryeministri Rama.


(14:00) Viti i ri akademik nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė qytetit tė Shkodrės ka nisur sot me ceremoninė zyrtare tė organizuar nė mjediset e rektoratit, ku nė praninė e stafeve akademike tė fakulteteve pėrkatėse, drejtuesve tė qeverisjes vendore, konsullit italian nė Shkodėr etj, autoritetet pėrkatėse kanė pėrcjellė pėrshėndetjet e rastit.

Gjatė njė prononcimi pėr median, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Artan Haxhi, krahas tė tjerave, ngriti edhe problemin e infrastrukturės, ku pėr shkak tė problemeve financiare, godina e Fakultetit tė Ekonomisė, e cila sipas afatit, kėtė muaj duhej tė vihej nė punė, ende shumė punė pėr tė bėrė nė tė. "Nė probleminin e infrastrukturės kemi shumė pėr tė bėrė. Kemi filluar ndėrtimin e njė godine tė Fakultetit Ekonomik, e cila pėr shkaqe financiare, ende nuk eshte perfunduar, por besojmė se do tė vijojnė punimet nė njė periudhė tė ardhshme", tha Haxhi.


TIRANĖ - Rreth 162 mijė studentė nė tė gjithė vendin nisin sot vitin e ri akademik. Sipas udhėzimit tė Ministrisė tė Arsimit dhe Sporteve, do tė ulen nėpėr auditorėt e universiteteve publike studentėt e ciklit tė parė tė studimeve dhe ata qė do tė vazhdojnė studimet master profesional e shkencor. Pėr programet e studimit me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, viti akademik do tė fillojė nė datėn 21 tetor 2013. Sipas udhėzimit tė kėsaj ministrie, periudha 24 dhjetor 2013 deri 5 janar 2014 do tė jetė periudhė pushimesh pėr studentėt. Pėrsa u pėrket studentėve qė do tė nisin vitin e parė tė studimeve, ata duhet tė bėjnė regjistrimin pranė sekretarive tė fakulteteve pėrkatėse. Fakulteti Histori-Filologji do tė shtyjė edhe njė javė nisjen e vitit akademik pėr studimet master. Shkak i shtyrjes sė afatit janė bėrė fluksi i kėrkesave pėr tė vazhduar studimet nė kėtė fakultet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013