Video

07/10/2013 10:28:24

Girsian Priska, ''Regby mė jep forcė''

Kampioni shqiptar i Regby-sė nė Kinė






KINE - Tė bėsh sport nuk ėshtė aspak e vėshtirė, por tė luash regby duhet ta mendosh mirė. Girsian Priska, njė i ri shqiptar, i cili prej 6 vjetėsh jeton nė qytetin e Wuhanit nė qendėr tė Kinės, duket se e ka gjetur veten fort mirė me kėtė sport. Tė luante regby pėr herė tė parė nisi rastėsisht, por duket se nuk ka ndėrmend tė largohet prej tij. Si shqiptari i vetėm qė luan kėtė lloj sporti nė Kinė, ai ndihet i lumtur qė tashmė jo vetėm ka gjetur veten e tij me anė tė fizikut qė ka, por edhe t’ju tregojė tė tjerėve se shqiptarėt dinė tė jenė shumė tė fortė pėr cdo lloj sporti, qoftė edhe kėtu nė Kinė. Nė njė intervistė ekskzluzive pėr HermesNews, Girsian Priska, rrėfen momentet e para, dėshirėn pėr regby-nė, por edhe cfarė planesh ka pėr mė pas.

Girsian Priska, ti je njėri ndėr pėrfaqėsuesit e skuadrės sė Wuhanit nė Kinė, pėr njėrin nga sportet mė tė rinj, rugby. Si lindi dėshira pėr ty personalisht pėr kėtė lloj sporti?
Unė pėr herė tė parė kam luajtur rugby nė Wuhan, nė qendėr tė Kinės, atje ku unė studioj dhe jetoj prej 6 vjetėsh. Nuk mendoja se do tė mund tė bėja dicka serioze pėr kėtė sport, pasi ėshtė sport i tillė qė kėrkon forcė fizike por edhe trup tė mirė gjithashtu. Ishin disa shokė tė huaj nga zona e Paqėsorit tė cilėt studiojnė kėtu nė Wuhan. Pasi mė thanė se cfarė kishin menduar, si dhe duke parė fizikun tim tė bėshėm, filluan tė mė thonė se unė e kam trupin tė mirė pėr kėtė lloj sporti dhe se duhet tė nis tė stėrvitem pasi kam fizikun e duhur por edhe moshėn e re. Pashė njė ndeshje stėrvitore tė tyren dhe mendja m’u mbush. Nisa mė pas tė trajnohem dhe stėrvitem qė para njė viti e gjysmė. Deri tani kam ecur shumė mirė.

Emocionet e ndeshjes sė parė pasi nise ruby-nė?
Emocionet kanė qenė tė mėdha. Ka qenė njė ndeshje mes ekipit pėrfaqėsues kėtu nė Wuhan, ekipit tė qytetit Hangzhou dhe Nanjing. Isha jo shumė i pėrqėndruar, pasi ishte jo vetėm hera e parė qė po luaja zyrtarisht, por edhe rregullat nuk i dija shumė mirė. Madje, edhe u dėmtova jo pak gjatė kėsaj ndeshjeje.

A ėshtė arritur ndonjė fitore me skuadrėn tėnde?
Para njė jave unė dhe skuadra ime e Wuhanit, kemi arritur qė tė fitojmė turneun e regby-sė nė Hangzhou. Aktualisht jam duke u stėrvitur goxha fuqishėm, pasi mbas dy javėsh kemi njė tjetėr ndeshje tė rėndėsishme turneu nė Shanghai, ndeshje e cila nėse do ta fitojmė do tė kemi “mundėsinė” unė dhe shumė tė tjerė tė luajmė zyrtarisht nė Kinė apo edhe ne Azi. Shpresoj shumė pėr kėtė gjė.

Ky ėshtė sport thuajse i panjohur ose shumė pak i njohur nė Shqipėri. A ka shqiptarė tė tjerė kėtu nė Wuhan, apo edhe nė pjesė tė tjera tė Kinės tė cilėt e ushtrojnė regby?
Me thėnė tė drejtėn, pasi u bėra pjesė e kėtij sporti, nisa tė interesohem nėse ka edhe shqiptarė tė tjerė nė pjesė tė tjera tė Kinės. Pashė se nuk kishte asnjė tjetėr, tė paktėn pėr aq sa unė pashė. Jam shqiptari i vetėm tani pėr tani nė Kinė qė ushtroj dhe luaj sportin e regby-sė. Di qė nė Japoni ėshtė goxha i zhvilluar si sport, por deri tani nga kėrkimet e mia kam parė se jam shqiptari i vetėm qė luaj regby nė Kinė dhe nė Azi.

A ka lidhje Girsi me ndonjė skuadėr rugby nė Shqipėri?
Pasi pėrfundova disa vjet studimesh kėtu nė Wuhan, u ktheva pėr pushime nė Shqipėri. Dėshira pėr tė gjetur ndonjė lojtar apo se mund tė kishte persona qė mund tė luanin rugby, mė bėri qė tė nis kėrkimet nė internet, kėrkime qė pėr fat tė mirė sollėn rezultat. Pashė se kėrkoheshin persona tė cilėt duhet tė kishin njė fizik tė fuqishėm dhe tė interesuar pėr kėtė lloj sporti. Shumė shpejt do zhvillohej njė ndeshje miqėsore mes skuadrės qė pėrfaqėson kombėtaren shqiptare nė Itali, si dhe skuadrės qė pėrfaqėson kombėtaren nė Shqipėri. Nuk prita mė, por direkt kontaktova me ta, kontakt i cili bėri qė pas takimit tė isha i mirėpritur me kėnaqėsi tė madhe nė skuadrėn e rugby-sė.

Arrite qė tė jesh pjesė e kėsaj ndeshjejes tė mirėpritur nga tė gjithė?
Sigurisht. Ndeshja u zhvillua nė ambjentet e stadiumit Selman Stėrmasi. Ishte njė ndeshje shumė e bukur, pasi jo vetėm qė ishte e para por edhe e vetmja e llojit tė saj nė vend. Shumė i lumtur qė isha pjesė e kėsaj ndeshjeje. Jo vetėm qė kemi luajtur me kėnaqėsi tė madhe, por kemi arritur qė tė promovojmė sportin e ruby-sė, pasi nė Shqipėri ky lloj sporti ėshtė thuajse i panjohur, por edhe sepse shqiptarėt i kanė shumė qejf sportet me kontakte tė drejpėrdrejta fizike.

Si e sheh Girsi zhvillimin e kėtij sporti nė Shqipėri?
Pas ndeshjes sė parė qė kemi zhvilluar nė Shqipėri, lojtarėt ishin tepėr tė kėnaqur. Ata dhe unė vazhdojmė dhe kemi shumė dėshirė qė ta ushtrojmė kėtė sport. Unė personalisht besoj se do tė ecė goxha mirė. Shqiptarėt i kanė qejf sportet. Regby ėshtė sport qė kėrkon adrenalinė shumė tė madhe, kontakt fizik dhe goxha fizik tė mirė.

Cfarė ndryshimi ka regby kėtu nė Kinė dhe nė Shqipėri?
Nuk e di shumė mirė se cfarė do tė bėhet mė tej nė Shqipėri, por mendoj se ndryshim pėr mua personalisht ėshtė ushtrimi. Unė kėtu nė Kinė ushtrohem sistematikisht, pasi sic e thashė ėshtė sport qė do shumė fizik dhe forcė tė madhe. Nė Shqipėri mendoj se ushtrimi i tij ėshtė i dobėt nga ata qė duan tė luajnė regby.

Nga informacionet qė ke deri tani, a ka nė Shqipėri tranjerė ose specialistė tė cilėt duhet tė merren me tė interesuarit e regby-sė pėr t’i trajnuar?
Unė di qė nė Shqipėri ėshtė njė ish-sportist qė ka luajtur regby pėr njė kohė prej 5 vjetėsh nė Angli. Ka luajtur atje pėr disa vjet, por e ndėrpreu mė pas luajtjen pėr shkak tė njė dėmtimi jo tė vogėl. Pas kthimit nė Shqipėri, di qė ky ėshtė pikėrisht trajneri qė ushtron dhe stėrvit klubin “Tirana Lions Regby Club”.

Dėshira e Girsit, ėshtė qė tė vazhdojė tė luajė regby kėtu nė Kinė, apo tė kthehet dhe tė luajė nė Shqipėri?
Unė jam ende duke jetuar nė Kinė. Unė e kam vendosur qė tė luaj regby dhe nuk do tė merrem ne asnjė sport tjetėr, pasi jam tėrhequr shumė pas kėtij sporti. Shpresoj qė tė arrij tė gjej njė ekip tė duhur ose tė mirė ose kėtu nė Kinė, ose nė vende tė tjera tė Azisė duke firmosur kontratė pėr tė vazhduar tė luaj. Megjithate, nje enderr ngelet qe kur te kthehem ne Shqiperi, te jem pjese e kombetares shqiptare dhe te luaj me te ndeshje te ndryshme nderkombetare.

Suksese nė kėtė sport tė ri pėr njė shqiptar si ti kėtu nė Kine
Shumė faleminderit edhe juve pėr mundėsinė qė mė dhatė pėr tė bėrė tė njohur sportin e regby-sė. //HermesNews ©2013// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza