Video

04/10/2013 18:10:06

Rruga e gjatė deri tek drejtėsia

nga Renaldo Bregu






TIRANE - Kur vjen puna pėr nė Gjykatė tė gjithė ne themi sa mė larg asaj jo sepse nuk gjen dot drejtėsi, por ajo tė harxhon shumė kohė, lekė dhe nerva. Gjykata nė biseda ndėrpersonale me avokatė dhe profesionistė tė fushės kėrkon pėrvec tė tjerava njė rrugė tė drejtė proceduriale duke respektuar afatet, gjė e cila pėrbėn “lodhje” edhe pėr vetė njerėzit e fushės.

Por kush ėshtė institucioni qė mund t’ia dali Gjykatės nė tė gjithė rrugėtimin e saj drejt njė vendimi tė drejt dhe tė paanshėm nė harmoni me bazėn ligjore!? Po tė mė pyesni mua, institucioni i parė ėshtė vetė Gjykata qė ia del vetevetes, pastaj vijnė tė interesuarit realė, hallexhinjtė nė gjuhėn popullore, dhe mė pas krijohen kushtet pėr ata qė duan tė jetojnė me kėtė profesion dhe qė kanė rėnė dakort me ndėrgjegjen e tyre pėr tė bėrė kėtė punė janė prokurorėt dhe avokatėt me integritet, pas kėtyre vijnė tė gjithė dallaveraxhinjtė qė ndėrhyjnė dhe ndikojnė pėr tė njollosur rrugėn drejt njė vendimi tė drejtė gjyqėsor.

Mė datė 12.11.2012, rreth orės 9:30 – 10:00, duke kaluar unė dhe qytetarė tė tjerė tek vendkalimi i kėmbėsorėve nė Vijat e Bardha, tek rrethrrotullimi i Zogut tė Zi (Sheshi Karl Topia), na rrezikon jetėn njė automjet tip foristradė, dhe tė nevrikosur tė gjithė sa ishim duke kaluar nė ato moment i bėrtėm drejtuesit tė mjetit “cfarė bėn o njeri se sa shkele/ na shtype”!

Fjalėt tona e bėnė drejtuesin e mjetit me “nerva” dhe vecanėrisht shokėt e tij qė ishin mbrapa nė makinė tė cilėt ndalėn makinėn pasi ndalojnė 50 metra mė poshtė dhe erdhėn me vrap dy djem tė rinj me uniforma tė njė policie private drejt nesh, me shkopin e gomės nė dorė. Qytetarėt e tjerė vrapuan me vrap pėr t’iu larguar kanosjes sė padrejt qė do u bėhej.

Unė dhe dy tė tjerė qėndruam, dhe mė pas qėndrova vetėm unė, por bėra shumė gabim pėr gjėndjen time fizike, por jo pėr moralin tim, sepse jam goditur prej njėrit nga ata mė njė shkop gome duke mė dėmtuar seriozisht gjymtyrėn e kėmbės sė majtė dhe dėmtime nė kokė. Dėshmitarėt e rastit mė thanė qė autorėt nxorrėn dhe pistoletėn, por Unė nuk pashė gjė, sepse mė duhej tė mbrohesha nga goditjet.

Mėnjėherė mbaj shėnim targėn e makinės, ngjyrėn e saj dhe tipin, dhe telefonoj Policinė e Shtetit nė numrin 129 dhe 112. (ky numri i fundit mė ka rezultuar mė serioz pėr ndihmėn ndaj qytetarėve). Policia vjen pas mė shumė se 24 minuta, dhe pasi mė marrin emrin shėnim, mė dėrgojnė tek Rajoni i Policisė Nr. 3 tė bėj denoncimin, ndėrkohė ata vet as nuk u vunė nė lėvizjė tė kapjes sė agresorit dhe nuk bėnė asnjė lloj njoftimi nė radio pėr tė ndaluar agresorėt, madje nė gjuhė tė trupit shprehnin pėrtesė qė po merren me kėto gjėra.

Tek Rajoni i Policisė Nr. 3, kam harxhuar 140 minuta pėr tė pritur ardhjen e Oficerit tė Policisė Gjyqėsore (OPGJ) pėr tė mė marrė dėshminė, dhe kur erdhi OPGJ-ja, u ecejak pak si shumė me kolegėt e vet, pasi qė nuk dinin nė juridiksion tė kujt Rajoni Policie ishte vendi i ngjarjes, Rajoni Nr. 2 apo Rajoni Nr.3, por u gjet, ishte nė juridiksion tė Rajonit tė Policisė Nr. 3. OPGJ-ja gjatė tregimit tė ngjarjes qė i bėja mė komunikonte qė “do tė tė ndihmoj unė, mos u mėrzit”, me njė mėnyrė sikur po mė bėnte nder, jashtė rregullores qė i njeh puna pėr tė cilėn ka rėnė dakort, dhe sikur varej puna nga dėshira e tij! Por nuk mė zgjati shumė prania me kėtė OPGJ, pasi qė vendin e ngjarjes e kishte tjetėr OPGJ kolegia e tij, qė pėr mua u tregua shumė institucionale dhe pa dallavere.

Pasi mė ikėn gjysma e ditės tek Rajoni i Policisė, dhe me kėrkesė tė kėsaj tė fundit shkoj tek Mjeku Ligjor, i cili konstatimet pėrkatėse ja dėrgon direkt Rajonit tė Policisė nė vazhdim.

Pas kėsaj dy ditė mė pas i bėj njė kėrkesė me shkrim Drejtorisė Rajonale tė Policisė Tiranė, tė ruaj imazhet filmike nė vendin e ngjarjes ku ndodhi sulmi, duke i treguar dhe denoncimin qė kisha bėrė nė Prokurori. Pasi qė nė atė vend ishin vendosur pothuajse mė shumė se katėr kamera tė sigurisė publike, sepse dhe vėndi ishte me dentisitet tė lartė trafiku dhe kėmbėsorėsh, kėrkesė tė cilėn nuk morra kurrė pėrgjigje nga Drejtoria Rajonale e Policisė Tiranė.

Mė datė 29.12.2012, njihem me Vendimin e Prokurorisė pėr Mosfillim tė Procedimit Penal, tė Prokurorisė sė Rrethit Tiranė tė marrė mė datė 19.12.2012, ku unė u njoha me tė 10 ditė mė pas dhe kisha pesė ditė afat nga data e marrjes nė dijeni pėr tė bėrė ankimim nė Gjykatėn e Rrethir Gjyqėsor Tiranė. E thėnė ndryshe nuk kisha kohė tė shijoja emocionet e ndrimit tė viteve, por tė kapja afatet e ankimimit.

Pasi bėj depozitimin e ankimimit mė duhet tė pėrballesha me njė Gjyqtar aspak serioz nė detyrėn e tij ndaj cėshtjes time, duke mė vėnė nė sedėr “qė ti je djalė mė shkollė, me kėto gjėra merresh” dhe molestime tė tjera nė formė presionesh ndaj meje pėr tė mė viktimizuar, pėr tė tėrhequr kėrkesėn apo pėr tė pranuar qorrazi ato qė komunikonte ai.

E gjithė kjo sjellje e Gjyqtarit tė Shkallės sė Parė, pėr vetė faktin se ai e quante ulje tė merrej me kėto cėshtje, gjė tė cilėn Unė e kuptova me shumė vonesė pavarėsisht qė miq tė mi tė afėrt mė thonin hapur, qė ti ke tė drejtė, por Gjykata nuk merret me kėto gjėra sepse e quan pėr ofendim, dhe ku, nė Gjykatėn Penale ku ofertat ndaj Gjyqtarėve nga qytetarė hallexhinj janė shumė tė majme.

Dhe e gjithė kjo mė rezultoi e vėrtetė jo vetėm nga ndjesia ime ndaj kėtij Gjyqtari tė neveritshėm pėr emocionet e mia, ku megjithėse i kisha shpėtuar pėr fat vdekjes apo gjymtimit, mė duhej tė pėrballesha edhe me papėrgjegjshmėrinė e tij tė veshur gjoja me ligj. Neveria ndaj kėtij Gjyqtari m’u shtua mė tej ku nė Kėrkesėn pėr t’u Pajisur me Kopjen e Provave nė Dosje, drejtuar atij me shkrim, jo qė m’u refuzua, por ky Gjyqtar nė mėnyrėn mė tė paskrupullt nė seansėn gjyqėsore tė rradhės mė thotė: “ti vėrtet ke bėrė njė kėrkesė, por nuk ke shkruar bazėn ligjore, si rrejdhojė unė po e rrėzoj”!

Ky ėshtė njė veprim kriminal nė emėr gjoja tė ligjit nė optikėn time, qė njė Gjyqtar bėn ndaj njė qytetari te thjeshtė duke u kapur pas qimes sė dėrrit, pra nuk kisha shkruar bazėn ligjore, duke i shkėlqyer sytė e tij gjithė kėnaqėsi qė “jo cdo kush mund tė mė verė mua nė lėvizje nė emėr tė ligjit”, dhe sikur mos mjaftonte kjo, nuk pranoi as parashtrimet duke mė rrėzuar kėrkesėn mė pas.

Gjyqtari mė komunikoi haptazi, qė Gjykata nuk merret me parandalimet, merret me pasojat, e thėnė ndryshe “ti nuk ke vdekur ose nuk je sakatuar, atėherė pse vjen ne Gjykatė!?” Tė gjitha dyshimet e mia ndaj kėtij Gjyqtari u vėrtetuan me prishjen e vendimit tė tij nga Gjykata e Apelit Tiranė.
Nė qoftė se nė Gjykatėn e Dhomės Penale tė Rrethit Gjyqėsor Tiranė pėr periudhėn Mars – Prill 2013 do kishte tė istaluar sistemin audio tė regjistrimit tė seancave gjyqėsore, ndaj kėtij Gjyqtari do ishin marrė masa disiplinore, por edhe mua do mė jepej mė shumė mundėsi tė vendosja dinjitetin tim nė vėnd.

Pa pritur qė tė zbardhej Vendimi i Gjyqtarit tė Shkallės sė Parė, mė duhej nė mėnyrė emergjente tė bėja Kėrkesė Ankimore nė Gjykatėn e Apelit, pėr tė kapur afatet pasi qė kisha vetėm 10 ditė kohė dhe nuk i dihej kur mund tė zbardhej Vednimi, gjė qė rezultoi e vėrtetė sepse Vendimi u zbardh me vonesė, pothuajsė nė kohėn limit tė tė drejtės time pėr ankimim.

Mė datė 02.10.2013, ora 11:00, kisha seancėn gjyqėsore nė Gjykatėn e Apelit Tiranė, dhe tė gjitha pritshmėritė e mija ishin pėr njė gjyqėsor qė vepron si rrjedhojė e forcės sė zakonit dhe jo forcės sė arsyes. U pėrgatita nė masėn 70% pėr tė mė rrėzuar kėrkesėn, dhe tė vetmen gjė qė duhet tė ngushėlloja veten do ishin, vėnia nė lėvizje e institucionit tė Gjykatės sė Apelit, vėnia nė lėvizje e tre Gjyqtarėve tė cėshtjes, e tre sekretareve qė ishin nė ato caste dhe e Prokurorit tė Tiranės qė kishte ardhur gjithė pėrtesė.

Edhe fillimi i seancės drejt kėsaj rruge tė conte, por ajo qė vuri nė mendime trupėn gjykuese ishin parashtrimet/ pretendimet e mia me shkrim tė cilat e detyruar Relatorin tė pyesi Prokurorin si ėshtė cėshtja nė themel, gjė e cila e detyroi Gjykatėn mė pas tė pyesi pėrsėri Prokurorin “pse nuk u identifikua autori” dhe pėrgjigjia e Prokurorit ishte gjithė nerva dhe pėrtesė “pse unė do t’a identifikoj autorin”, pas kėsaj Relatori menjėherė i tha “ok, ok” dhe trupa gjykuese u tėrhoq pėr tė marrė vendimin.
Pas 10 minutash merret vendimi, Gjykata e Apelit Tiranė, mė pranon kėrkesėn dhe detyron Prokurorinė Tiranė tė rifillojė njė hetimin tė plotė dhe tė gjithanshėm tė rrethanave tė cėshtjes.
E thėnė ndryshe, Prokuroria e Rrethit Tiranė duhet tė identifikojė autorėt e krimit si institucioni i vetėm legjitim qė ka gjithė infrastrukturėn dhe logjistikėn e nevojshme, si dhe qėllimin pėr tė cilėn ėshtė krijuar, dhe jo tė tallet nė vendimet e saja duke i komunikuar qytetarit pa pikėn e turpit dhe nė njė mėnyrė tallje institucionale, qė cdo lloj rrahje nė masėn e 9 ditė i shtrirė nė shtrat, nuk pėrbėn objekt hetimi pėr Prokurorinė, c’ka do tė thotė qė qytetarėt duhet tė hyjnė nė vetėgjyqėsi pėr cdo lloj dėmtimi fizik midis tyre, pėrderisa dėmtimi nuk ėshtė plagosje e rėndė ose vrasje qė Prokuroria e kėsaj Republike tė lėvizi pak tė ndenjurat e saja, dhe tė bėjė detyrėn pėr tė cilė nėshtė krijuar, ose sic mė pėlqen mua tė them i frymėzuar nga Sartre “detyrėn pėr hir tė detyrės”.

Por ky rrugėtim i qytetarit pėr nė Gjykatė ėshtė vetėm fillimi i njė cėshtje e cila duhet tė ishte e tillė qė mė Nėntor 2012, nė qoftė se Prokuroria e Rrethit Tiranė do bėntė detyrėn pėr tė cilėn ėshtė krijuar!

Historiku i Cėshtjes:
Datė 12.11.2012, bėj kallėzim pėr veprėn penale tė rahjes prane Rajonit tė Policisė Nr. 3, tek Oficeri i Policisė Gjyqėsore.
Datė 12.11.2012, shkoj tek Mjeku – Ligjor pėr kryerjen e Ekspertimit me Konstatimet pėrkatėse, dhe vendimin dėrguar Rajonit tė Policisė Nr.3.
Datė 14.11.2012, i bėj kėrkesė Avokatit tė Popullit dhe Drejtorisė Rajonale tė Policisė Tiranė, “ankesė me zė tė lartė pėr rrezikun premanent nė Vijat e Bardha ndaj qytetarėve”.
Datė 14.11.2012, i bėj kėrkesė Drejtorisė Rajonale tė Policisė Tiranė, pėr ruajtjen e imazheve filmike nga kamerat e vendosura nė ambientitet publike nga Policia e Shtetit pėr ruajtjen e sigurisė sė qytetarėve. (pa pėrgjigje)
Datė 29.12.2012, nė adresėn time vjen kopja e Vendimit per Mosfillim te Procedimit Penal, te Prokurorise se Rrethit Tirane, vendim i cili ishte marrė mė datė 19.12.2012.
Datė 01.01.2013, ankimoj Vendimin, kundėr Vendimit pėr Mosfillimin e Procedimit Penal Nr. 8667, datė 15.11.2012, tė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, drejtuar Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė.
Datė 26.02.2013, i kėrkoj Prokurorise Tirane, tė pajisjem me dosjen Nr. 8667, datė 15.11.2012, pėr efekt pėrdorimi nė Gjykatė. (pa pėrgjigje)
Datė 18.04.2013, I bėj kėrkesė Gjyqtarit tė cėshtjes, tė pajisem me kopjen e provave nė dosje, kėrkesė tė cilėn Gjyqtari e hedh poshtė gjithė kėnaqėsi instiktore.
Datė 26.04.2013, Gjykata e Dhomės Penale Tiranė merr Vendim me Nr. Akti 266, datė 26.04.2013, duke me rrėzuar kėrkesėn “Kundėr Vendimit pėr Mosfillimin e Procedimit Nr. 8667, datė 15.11.2013”, tė Prokurorisė sė Rrethir Gjyqėsor Tiranė.
Datė 30.04.2013, Ankimoj kėrkesėn nė Gjykaten e Apelit Tiranė
Datė 02.10.2013, Gjykata e Apelit Tiranė pranon kėrkesėn pėr “Prishjen e Vendimit tė Mosfillimit tė Procedimit Penal Nr. 8667, datė 15.11.2012, dhe detyrimin e Prokurorisė Tiranė tė filloj procedim penal nė pėrputhje me ligjin dhe rrathanat e faktit, si dhe prish Vendimin e Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, Nr. Akti 266, datė 26.04.2013. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


* Letra publikohet e plote dhe eshte ngjarja qe HermesNews trajtoi ne editorial

HermesNews - ©2013