Video

04/10/2013 11:55:35

Lampeduza, ''masakra e turpit''

Mediat dėnojnė masakrėn qė u krijua nė afėrsi tė ishullit italian






ROMĖ Shtypi italian dėnoi sot nė mėngjes masakrėn e turpit dhe ''varrezėn'' e emigrantėve qė u krijua dje nė afėrsi tė ishullit Lampeduza pas mbytjes sė njė varke qė shkaktoi tė paktėn 130 tė vdekur dhe 200 tė zhdukur.

"Masakra e Turpit" ishte titulli i sė pėrditshmes sė majtė italiane "La Repubblica" sipas sė cilės kjo ishte tragjedia mė e madhe e klandestinėve nė det, me fėmijė e gra shtatzėna mes viktimave.

Mbi njė foto ku shfaqen dhjetėra kufoma tė mbuluara me ēarēafė tė gjelbėr, e pėrditshmja i kushtoi tetė faqe tragjedisė qė Papa Franēesku e quajti masakėr turpi.

"Masakra e klandestinėve, Italia nė zi" ėshtė titulli kryesor i sė pėrditshmes "Corriere della Sera" qė ka zgjedhur tė mos publikojė foto tė kufomave nė faqen e parė, por tė rreth 150 tė mbijetuarve nga 450 deri nė 500 eritreas dhe somalezė tė cilėt ndodheshin nė bord tė anijes qė mori flakė nė afėrsi tė ishullit tė vogėl nė jug tė Siēilisė.

Dėshmi tė shumta tė peshkatarėve qė arritėn tė shpėtonin disa emigrantė mbushėn faqet e tė pėrditshmeve italiane, duke pėrfshirė edhe historinė e njė eritreaseje tė re qė mendohej e vdekur dhe u shpėtua nga njė roje bregdetare qė kuptoi se ajo merrte ende frymė.

"Sot duhet menduar pėr tė dhėnė ndihmė, ėshtė njė ditė mėshirimi dhe zie. Por sapo tė thahen lotėt dhe tė gjenden kriminelėt qė jetojnė nė kurriz tė tė dėshpėruarve tė tillė duke grumbulluar 500 persona nė njė varkė prej pak metrash, do tė jetė koha e duhur pėr t'i thėnė mjaft kėtij fenomeni", thekson analisti i sė pėrditshmes "Corriere della Sera", Gian Antonio Stella.

E pėrditshmja "La Stampa" titulli kryesor i sė cilės ėshtė "Kasaphana e Lampeduzės" publikoi nė faqe tė parė foto familjare tė marra prej thasėve dhe veshjeve tė klandestinėve ku shfaqeshin ēifte tė dashuruarish, portrete familjare apo grupe miqsh tė qeshur jetėt e tė cilėve shkuan dėm. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013