Video

03/10/2013 17:24:18

Mblidhet ministeriali (A 5), Karta e Adriatikut

Shqipėria nė vitin 2014 merr Presidencėn e radhės tė Iniciativės sė SHBA-Karta e Adriatikut (A 5)






TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mori pjesė nė Ministerialin e Mbrojtjes SHBA - Kartė e Adriatikut (A 5), qė u mbajt nė Brdo, Slloveni, nė kuadėr tė Ministerialit Gjithėpėrfshirės tė Rajonit 2013 (Comprehensive Regional Ministerial). Punimet e Ministerialit u hapėn nga ministri malazez i Mbrojtjes Milica Pejanovi, kryetari i mbledhjes sė kėsaj iniciative.

Ministrja Kodheli, gjatė fjalės sė saj, u shpreh se Shqipėria prej njė kohe tė gjatė ėshtė e angazhuar nė Afganistan dhe do tė vazhdojė tė kontribuojė, duke bashkėpunuar ngushtė me vendet e tjera pėr tė mbėshtetur akoma mė shumė qeverinė afgane nė forcimin e sigurisė dhe rimėkėmbjen e institucioneve.

Ajo theksoi se bashkėpunimi rajonal duhet tė orientohet nė konceptin e "Smart Defence" dhe nė pėrdorimin e aseteve tė pėrbashkėta tė mbrojtjes, nė rast nevoje.

Ministria e Mbrojtjes e Republikės sė Shqipėrisė ofroi kontributin e saj nė bashkėpunimin rajonal dhe ftoi vendet anėtare tė A-5, por dhe vende tė tjera tė rajonit, tė ndjekin kurse nė Qendrėn e Gjuhėve tė Huaja apo Kursin e Lartė tė Sigurisė dhe Mbrojtjes nė Shqipėri, duke nėnvizuar se numri i pjesėmarrėseve ndėrkombėtar nė kėtė kurs, pėr vitin 2013, ėshtė rritur ndjeshėm. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013