02/10/2013 18:34:22
Rreth 90 kg drogė: arrestohet kosovari Arsen Gashi
Sekuestrohet droga qė kishte destinacion Italinė

GJIROKASTER - Rreth 90 kg droge janė sekuestruar nga blutė e Gjirokastrės, teksa transportohej nga Lazarati (foto) nė drejtim tė Tiranės. Shtetasi qė transportonte lėndėn narkotike ishte nga Kosova. Policia e ndaloi nė aksin rrugor Kordhocė - Gjirokastėr.
Drejtuesi i automjetit kur vuri re qė po e ndiqte antidroga, ka shtuar shpejtėsinė dhe ėshtė futur nė rrugicat e qytetit dhe mė pas ka dalė nė Grihot ku ka vijuar po me shpejtėsi rrugėn nė drejtim tė Tepelenės, por nė afėrsi tė Vėshtė ndaluar nga Specialistėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve .
Automjetit tip Mini Buz Benx prodhim i ri, me targa Kosova 03 569 DH, qė drejtohej nga shtetasi Arsen Gashi i datėlindjes 1989, u shoqėrua nė ambjentet e policisė.
Gashi, lėndėn narkotike do ta trafikonte nė Itali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi me tė njėtėn mėnyrė kishte trafikuar nga Kosova pėr nė Itali edhe herė tė tjera lėndė narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Gjirokastėr pėr veprėn penale tė "Prodhimit dhe shitjes tė lėndėve narkotike", vepėr kjo e parashikuar nga neni 283 tė Kodit Penal.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
Komunikatė pėr Shtyp