Video

02/10/2013 18:17:22

Fajet e emrit femėr nė Shqipėri

nga Doriana Metollari






HermesNews - Maskilizmi shqiptar nė pjesėn mė tė mirė tė rasteve ėshtė i mbuluar nėn kravatė, ne pjesėn tjetėr, nė injorancė, pastaj ekziston dhe ajo pakica "e artė" kuptohet.

Le t'a bėjmė kėtė marėveshje qė nė fillim me lexuesit meshkuj, qė tė mos mendojnė se jam kundėr burrave.

Unė vetė jam e martuar dhe nuk bėj pjesė nė asnjė lėvizje feministe, por mė ėshtė krijuar njė kafshtė qė nuk e kam kapėrdier ende, me kėtė punėn e meshkujve shqiptarė.

Jo se u kėrkojnė hėnėn femrave, por sepse u blejnė botėn brenda shtėpive, dhe kur ato kalojnė pragun, ndjehen tė privuara nga ajo ēfarė duan me tė vėrtetė per veten e tyre. pyetje qė femrat e zėvendėsojnė me ''ēfarė do mendojė ai imi ?''.

Si pėrfundim, kam arritur nė rrezultatin se femrat nė Shqipėri, megjithėse mund t'i shohėsh tė veshura mirė, me tė shtrenjta, tė fundit, jetojnė tė nėnshtruara ''me lejen e vet''.

Jam e bindur se e di arsyen pse ka kaq shumė homoseksuale (femra) nė Shqipėri, kur shoh sjelljet e zakonshme tė burrave qė kėrkojnė tė kontrollojnė ēdo gjė tė dobėt qė u del pėrpara.

Jam e bindur se e di dhe pse ka kaq shume sjellje mashkullore tek femrat shqiptare, eshte vetem nje mekanizem mbrojtjeje ndaj shoqerise maskiliste shqiptare. Sepse shoqeria jone eshte maskiliste.

Jam e binudr se femrat kanė shumė pak mėnyra pėr tė shprehur veten dhe pėr tė qenė vetvetja nė njė shoqėri si kjo sidomos kur ata nuk bashkohen pėr t'a thėnė atė fjalėn qė secila prej tyre e ndjen.

Mė shumė hapėsirė, pėr hir tė Zotit !

Kjo ėshtė shprehja qė duhet. Mė shumė hapėsirė, pėr jetė. Mė shumė frymė pėr dėshirat qė mpiksen nga obligimet e shoqėrisė.

Shoqata grash, pėr gruan dhe me gruan. Nga ato qė bėjnė betejat e duhura, jo pėr fonde por pėr dinjitet. Njė lėvizje mė e fortė nė Shqipėri, pėr tė qenė pėrkrah njėra-tjetrės dhe me njėra - tjetren.

Unė nuk besoj se ekziston njė leje qė shoqėria gruas mund t'ia japė. Mbase ėshtė koha t'a marrė vetė.

Tani. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013