Video

27/09/2013 13:01:27

Franca del nga recesioni: rritje 0.5 %

Investimet qė sipas ekonomistėve pėrbėjnė treguesin e vėrtetė tė rimėkėmbjes ekonomike vazhduan rėnien gjatė tremujorit tė dytė






PARIS - Ekonomia franceze doli pėrfundimisht nga recesioni me njė rritje prej 0,5 pėr qind tė produktit tė brendshėm bruto gjatė tremujorit tė dytė tė vitit 2013 pas dy tremujorėve qė shėnuan rėnie, bėri sot tė ditur instituti francez i statistikave INSEE. Instituti i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike rishikoi gjithashtu shifrėn e deklaruar gjatė tremujorit tė parė gjatė tė cilit PBB pėsoi njė rėnie 0,1 pėr qind dhe jo 0,2 pėr qind, sipas shifrės sė publikuar fillimisht. Investimet qė sipas ekonomistėve pėrbėjnė treguesin e vėrtetė tė rimėkėmbjes ekonomike vazhduan rėnien gjatė tremujorit tė dytė. Ato pėsuan njė ulje prej 0,4 pėr qind. "Rritja e fuqisė blerėse individuale dhe familjare, nė qendėr tė debateve tė shumta politike, u ngadalėsua gjatė tremujorit tė dytė nė nivelin 0,4 pėr qind nė raport me nivelin 0,8 pėr qind tė regjistruar nė fillim tė vitit", deklaroi sot INSEE. "Megjithatė niveli i konsumit familjar u rrit me 0,4 pėr qind ndėrsa shpenzimet publike me 0,7 pėr qind duke u kthyer kėshtu nė motorin e rritjes ekonomike gjatė pranverės", citon mė tej raporti i institutit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013