Video

24/09/2013 15:38:23

Puthja e femijes zgjon nenen

Zgjohet nga gjendja kome pasi 3 vjetesh





KINE- Zhang Rongxiang ishte shtatzene me vogelushin Qingbao kur ngeli viktime e nje aksidenti te rende rrugor ne zonen e Shuyang ne Kine. Pas aksidentit, gruaja eshte shtruar urgjentisht ne spital ne gjendje te rende kome, ndersa mjeket ishin te bindur se nuk kishte mundesi te benin asgje per ta kthyer ne jete. Vogelushi ne fakt ishte mrekullia dhe ai ndodhej gjalle.

Per pese muaj, i shoqi Gao Dejing, ka menduar perfundimisht se edhe femija nuk ka per te lindur, por fale nje operacioni cezarian eshte bere e mundur lindja e femijes Qingbao. Qe prej asaj dite kane kaluar tre vjet dhe gjate gjithe kohes pa degjuar zerin e njeri-tjetrit, vogelushi ka arritur ta zgjoje te emen.

Kjo histori e mrekullueshme dashurie “mes femijes dhe nenes”, rrefehet nga britanikja Daily Mail. Rongxiang eshte rizgjuar majin e kaluar ne prani te femijes se saj, i cili edhe tani nuk largohet asnje minute nga krevati i saj. Gruaja eshte ne gjendje te reagoje por nuk leviz dot syte dhe nuk mund te flase. Duke pare kete, edhe nje here tjeter, Qingbao e puth tek syte dhe me pas ne buze “sic bejne zogjte e vegjel me nenen e tyre”. Kaq eshte dashur gjate gjysmes se dyte te dites, syte jane hapur dhe buzet kane nisur te levizin disi.

Edison Myrteza