Video

23/09/2013 12:21:58

Fushatė publike kundėr rasteve tė korrupsionit: qytetarėt tė flasin !

Takohen nė Tiranė njėsitė speciale tė hetimit






TIRANĖ - Nė takimin e shtatė njėsive special tė hetimit, organizuar sot nė Hotel Rogner, Tiranė, Ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu garantoi mbėshtėtjen e SHBA-sė pėr kėtė njėsi hetimore.

"SHBAtė kanė mbėshtetur kėto njėsi hetimore pasi i i konsiderojmė ato si njė pjesė thelbėsore e luftės sė Shqipėrisė kundėr korrupsionit publik. I kemi mbėshtetur njėsitė e pėrbashkėta hetimore, pasi besojmė nė njė qasje rajonale, por dhe kombėtare, pėr tė hetuar dhe pėr ta ndjekur penalisht korrupsionin publik", deklaroi Arvizu.

Duke qėnė se hetimi i rasteve tė korrupsionit ėshtė i vėshtirė, Arvizu theksoi se kėrkohet njė punė nė grup tė koordinuar dhe me Kryeprokurorin ndėrsa apeloi pėr nisjen e njė fushate, e cila do t`i bindė qytetarėt tė mos japin mė rryshfet.

Ai tha se, kjo ėshtė njė kohė tranzicioni pėr Shqipėrinė, por veē kėsaj kjo kohė siguron edhe mundėsi. "Kemi nevojė qė publiku tė denoncojė dhe tė jetė bashkėpunues pėr luftėn ndaj korrupsionit nė administratėn publike", u shpreh Ambasadori.

Prokurori i Pėrgjithshėm, Adriatik Llalla kėrkoi nga njėsitė e hetimit angazhim maksimal pėr rastet e korrupsionit dhe paralajmėroi se do tė kontrollojė rastet konkrete. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013