Video

21/09/2013 15:18:54

Unioni i Gazetarėve Shqiptarė denoncon

Gjendja e gazetarėve nė vend ėshtė e dėshpėruar






TIRANE- Unioni i Gazetarėve Shqiptarė denoncon gjendjen mė tė rėndė financiare dhe ekonomike nė tė cilėn gjenden aktualisht mbi 90 pėrqind e gazetarėve tė |vendit. Kjo situatė kritike ėshtė shkaktuar nga kohėt e gjata tė mosdhėnies sė pagave mujore pėr gjithė punonjėsit e mediave prej tė cilave, aktualisht nė 75 pėrqind tė tyre pagat mujore vonohen nga dy deri nė gjashtė muaj. Kjo situatė ka rritur pasigurinė dhe rrėnuar ndjeshėm dėshirėn dhe kontributin pėr ushtrimin e profesionit nė mėnyrė tė cilėsishme dhe tė pavarur.

Vetėm gjatė pesė muajve tė fundit, nė |gjykatat e faktit janė hapur 48 procese gjyqėsore pėr kundėrshtim tė largimeve tė padrejta nga puna dhe mosrespektim tė kontratave dhe legjislacionit shqiptar, nga ana e punėdhėnėsve. Vetėm gjatė tre muajve tė fundit nga media me njė histori suksesi, janė pushuar maisivisht dhe larguar nga puna mbi 300 punonjės prej tė cilėve, 130 gazetarė.

Unioni i Gazetarėve Shqiptarė konstaton i alarmuar se kriza ekonomiko-financiare do ta bėjė edhe mė tė rėndė e mė tė shtrirė dramėn sociale pėr komunitetin e gazetarėve. Janė qindra reporterė nė tė gjitha qytetet e vendit qė vazhdojnė tė punojnė dhe raportojnė nė kushte dhe rrethana sakrifikuese, por qė presin nė raskapitje marrjen e pagave tė vonuara deri dhe nė njė vit. Ndėrkohė qė qindra tė tjerė nė gjithė skenėn mediatike tė vendit janė nė ankthin e presionit dhe shkurtimeve tė vendeve tė punės dhe zėvendėsimit nga praktikantė dhe studentė tė gazetarisė, tė cilėt po e shembin jo vetėm hierarkinė e vlerave profesionale, por njėkohėsisht banalizojnė kriteret rekrutuese nė media dhe entet mediatike tė vendit.

Unioni I Gazetarėve Shqiptarė denoncon skandalin e zbuluar nga disa anėtarė tė Unionit tė Gazetarėve pėr mungesėn e derdhjeve tė kontributeve financiare mujore pėr gazetarėt e punėsuar nė disa media. Pėrfaqėsues tė Unionit tė Gazetarėve po investigojnė kėtė skandal tė fshehur sipas tė cilit, edhe pse nga administratorėt dhe pronarėt e mediave u janė mbajtur pėrqindjet e kontributeve, ato rezultojnė tė paderdhura nė thesarin e Institutit tė Sigurimeve Shėndetėsore.

Sipas tė dhėnave qė disponon Unioni i Gazetarėve janė me dhjetra dhe qindra gazetarė qė kanė muaj e vite pėr tė cilėt nuk janė derdhur kontribute financiare. Zbulimi kėtij skandali rikthen historinė e dhimbshme tė pasigurisė financiare dhe tė punės nė tė zezė tė gazetarėve shqiptarė dhe rikonfirmon historinė e pambyllur tė pamundėsisė sė pėrfitimit prej shumicės sė tyre, tė pensionit nė vitet e ardhėshme.

Unioni i Gazetarėve Shqiptarė fton tė gjithė gazetarėt tė bėhen bashkėformulues tė Memorandumit nė tė cilin do tė shtrohen kėrkesat dhe strategjia pėr pėrballimin e gjendjes sė rėndė financiare dhe sociale tė gazetarėve. Ky Memorandum do tė jetė dokumenti bazė qė do tė kėrkohet tė negociohet fuqimisht me autoritetet e larta dhe vecanėrisht partnerėt tanė social si dhe me ligjzbatuesit institucionalė nė vend. Unioni i Gazetarėve Shqiptar paralajmėron pėrshkallėzimin e reagimeve deri nė protesta dhe greva.

Unioni i Gazetarėve Shqiptarė