Video

20/09/2013 08:33:50

Modeli i imazhit

nga Grid Rroji






HermesNews - Me fillimin e punės sė qeverisė sė re, ėshtė koha pėr tė bėrė njė bilanc paraprak mbi veprimin politik tė shumicės sė dalė nga 23 Qershori. Nė kėtė pikėvėshtrim, gjykimi mbi risitė e mundshme ėshtė detyrimisht i kufizuar tek PS-ja jo vetėm sepse Rama ėshtė tashmė kryeministėr, por edhe sepse pėr sa i pėrket pushtetit dhe LSI-sė asgjė nuk ka ndryshuar.

Modeli i pėrqafuar nga kryeministri Rama duket se ėshtė ai i krijimit tė njė imazhi ndryshe, si nga ana foljore ashtu edhe nga ajo pamore. Ligjėrata e tij e kultivuar politike, pėrzgjedhja e ministrave nga radhėt e tė rinjve besnikė tė vet, dhe paraqitja e tyre si fytyra tė reja e tė paprovuara janė nė koherencė me fushatėn zgjedhore ku argumenti kryesor i Ramės ishte “na provoni edhe ne”.

Nuk mund tė mohohet se pėrtej batutave kėrcėnuese tė panevojshme, ligjėrimi publik i kryeministrit Rama ėshtė modern, me ngjyra europiane dhe mė e rėndėsishmja imazhi qė projektohet ėshtė i sendėrtuar profesionalisht nė tė gjitha hallkat.

Mirėpo, e ashtuquajtura Rilindje nuk mund tė ndėrtohet vetėm me penelatat mediatike tė ekipit tė piarit. Ana e imazhit, ndonėse me rėndėsi tė pamohueshme nė politikė, nuk mund tė zėvendėsojė thelbin e veprimit politik. E pikėrisht veprimi politik i shumicės sė re qeverisėse duket se nuk ka dallime thelbėsore nga paraardhėsit e palės tjetėr tė parisė. Thėnė thjesht, shumica e re ėshtė e shqetėsuar pėr pushtetin dhe jo pėr shtetin.

Njė nga shembujt mė domethėnės ishte fotoja e publikuar nga mediat e ministrit tė ri Erion Veliaj duke dėrguar njė fėmijė rom nė spitalin ushtarak. Pa e paragjykuar aspak dhembshurinė e ministrit fotozhenik, nuk kishte asnjė arsye pėr tė publikuar njė foto tė tillė sidomos kur Veliaj ende nuk ka mundur tė bėjė asgjė pėr atė shtresė.

Shpresoj qė kur tė ketė patur kohėn e mjaftueshme pėr tė bėrė diēka, ministri t’a ketė justifikuar mbulimin pozitiv mediatik, si dhe tė ndėrgjegjėsohet qė njė veprim vėrtet i dembshur shpeshherė imponon heshje dhe anonimitet. Publikimi i menjėhershėm i fotos pėr tė ngritur profilin e ministrit tė ri ėshtė shfrytėzim tipik i modelit tė imazhit pėr pėrfitim politik, por nuk sjell asnjė risi thelbėsore nė politikėbėrje. Ndoshta qeveria do kishte pėrftuar njė imazh shumė mė pozitiv nėse do kishte denoncuar nė prokurori pėr shkelje ligji mjekun, shefin e pavjonit dhe drejtorin e spitalit.

Mė tej, programi qeverisės i paraqitur nė Kuvend dhe Kodi i Etikės sė Ministrave janė pėrkthime konceptualisht tė dobta e me kundėrshti tė brendshme nga homologėt britanikė. Nė qoftė se do tė gjykonim thjesht nga kėto dy dokumente, kryeministri Rama nuk ka kurrfarė qėllimi pėr tė ndėrtuar shtet, por ka ndėr mend tė shfrytėzojė pushtetin pėr tė gjeneruar njė imazh tė ri, i cili t’i garantojė rizgjedhjen pas katėr vjetėsh.

Pėrdorimi i fjalėve “ristrukturim” apo “reformė” kodifikon qėllimin pėr ndryshime masive nė administratėn publike, por nuk garanton aspak se kėto ndryshime do tė bėhen nė bazė tė ligjit. Pėrkundrazi, sipas njoftimeve nė media nxitimi pėr tė ristrukturuar tė gjitha ministritė pėrpara 15 Tetorit ka lidhje me faktin se nė atė kohė hyn nė fuqi ligji i ri qė garanton tė drejtat e punonjėsve tė administratės. Nuk ka dyshim qė pjesė tė caktuara tė administratės janė tė mbushura me militantė partiakė, por ajo qė nuk po dėgjojmė nga qeveritarėt e rinj ėshtė se zėvendėsimi i tyre nuk do tė bėhet me militantė tė palės tjetėr. Mėnyrat pėr t’a zgjidhur ēėshtjen janė tė ditura botėrisht pra ajo qė mungon ėshtė vullneti politik pėr tė ndėrtuar njė shtet legjitim.

Njė tjetėr shembull i mungesės sė qartėsisė ideologjike ėshtė mungesa e elementėve thelbėsorė tė shtetndėrtimit. Askund nė program nuk pėrmenden koncepte themelore tė shtetit si sovraniteti, fuqizimi dhe modernizimi i ushtrisė shqiptare, pėrafrimi dhe bashkėpunimi me Kosovėn dhe faktorin shqiptar nė Maqedoni pėr tė krijuar njė agjende mbarėshqiptare, apo edhe krijimi i njė modeli tė ri ekonomik kombėtar. Pėrkundrazi, synimi kryesor i qeverisė sė re ėshtė i njėjtė me atė tė 2009-s, integrimi europian.

Mė tej, nė fjalėn e tij tė parė si kryeministėr, Rama nuk zgjodhi tė bėhet palė me popullin e t’ja thotė tė vėrtetėn e batakut ku ndodhemi haptaz e qartė. Nė fjalimin e tij elokuent nė Kuvend, Rama shprehu shumė koncepte tė pėrgjithshme jo koherente idelogjikisht, por nuk pėrshkroi qartė situatėn dhe nuk dha zgjidhje konkrete pėr problemet pėr tė cilat tashmė duhet tė jetė nė dijeni tė plotė. Duke marrė parasysh se pozitat dhe ndikimi i LSI-sė nė qeverisje ėshtė shumėfishuar, mungesa e qartėsisė nga Rama nuk le shumė vend pėr tė shpresuar se qeverisja e re do tė sillet ndryshe ndaj shqiptarėve nga ato tė kaluarat.

Ky model i pėrqafuar nga Rama nuk ėshtė i ri, ka qenė nė bazė tė veprimit tė tij politik si kryebashkiak i Tiranės, dhe mund tė pėrkufizohet berishizėm 2.0, ose mė saktė vazhdimėsia e kapjes sė shtetit me petka tė reja e moderne. Ndonėse do jetė e vėshtirė tė tejkalojė zullumet e paraardhėsve, ky model nuk ofron shpresė pėr ndėrtimin e shtetit kombėtar, pa tė cilin nuk kemi shanse tė dalim nga humnera politike, morale dhe ekonomike nė tė cilėn jemi zhytur.

Ky lloj modeli bėhet edhe mė i dėmshėm nė kushtet kur qeverisė i mungon njė opozitė e mirėfilltė. Klithmat luftarake tė Partisė sė SaLulit nuk kanė qėllim bėrjen e njė opozite qė t’a mbajė qeverinė nėn trysni pozitive pėr tė mirėn publike, por thjesht mbrojtjen e interesave tė Sali Berishės dhe rrethit tė tij familjar. Lufta nė parlament do bėhet pėr tė mbrojtur interesa tė cilat janė kryekėput nė kundėrshtim me vendosjen e njė rendi tė konsoliduar shtetėror.

Njėherazi, kjo lloj sjelljeje sipėrfaqėsore e qeverisė sė re, nuk e justifikon besimin e atyre qė kėrkuan ndryshim mė 23 Qeshor. Pėrtej militantėve qė po tregtojnė kėto ditė punėsim dhe favore, njė masė e madhe shqiptarėsh qė votuan pėr mazhorancėn e re, por edhe shumė qė nuk e votuan atė, presin sinjalet e duhura pėr tė rivendosur autoritetin e shtetit. Kryeministri Rama duhet tė ndėrgjegjėsohet se opozita e vėrtetė nuk do jetė Sali Berisha dhe partia e SaLulit.

Opozita e vėrtetė do tė jenė tė rinjtė e tė rejat e nismės Vota e Bardhė, studentėt nė grevė tė Ekonomikut, intelektualėt e rinj brenda dhe jashtė Shqipėrisė qė po guxojnė tė thonė tė vėrtetėn dhe shqiptarėt e papėrlyer kudo qė gjenden. Ata presin jo vetėm qė tė ndėshkohen abuzuesit qė kanė lidhje me pushtetin e Berishės, por qė ligji tė sundojė mbi tė gjithė dhe gjithshka. Ata presin qė shteti tė ndalojė monopolet e naftės por edhe monopolin e hekurit, tė dėnojė trafikantėt e Lazaratit e Shijakut por edhe ata tė Fierit e Vlorės, tė njohė tė barabartė pėrpara ligjit Shkėlzenin dhe Argitėn por edhe Ledjon, Koēon dhe pėrfaqėsuesit e klanit tė arkitektėve qė betonuan Tiranėn.

Ata presin tė ndėshkohen manipuluesit e zgjedhjeve, ēunat e Palokės nė Mamurras por edhe garibat e Ben Ndokės nė Lezhė, tė skeduarit e Olldashit nė Fier por edhe bandat e Tomės dhe Ben Ēelės nė Shkodėr. Ata presin qė tė ndėshkohen tė gjithė ish ministrat demokratė qė kanė llogari bankare jashtė Shqipėrisė, por edhe ministrat e deputetėt aktualė socialistė, tė cilėt kanė vite qė mbajnė standarte luksi me paratė e vjedhura nga shqiptarėt. Dosjet e tyre nuk ka nevojė tė ndėrtohen nga e para, mjafton tė konsultohen me partnerėt e huaj. Ata presin qė kryeministri i ri t’u thotė miliarderėve tė pasuruar nė kurriz tė shqiptarėve pa asnjė lloj kriteri e rregulli se tanimė duhet tė paguajnė pėr tė ringritur shtetin gjysėm tė falimentuar. Koha nuk pret.

Mbi tė gjitha, sfida e Ramės ėshtė qė shteti shqiptar tė mos jetė mė instrument pushteti i klaneve tė parisė apo edhe i atij grupit tė padukshėm por tė kudogjendshėm qė i kontrollon fijet nga nėntoka e politikės. Sfida e qeverisė sė re ėshtė qė tė ndėrtojė njė shtet tė shqiptarėve e jo njė shtet privat tė klaneve tė jeniēerėve tė veshur me piar anglez.

Qė ta bėjė kėtė, z. Rama duhet tė ketė kurajon tė vendosė nė peshore tė kaluarėn dhe tė ardhmen e vet politike. Atij i duhet tė zbatojė deri nė fund ligjin, qoftė edhe duke rrezikuar rizgjedhjen e vet, por mbi tė gjitha duke dalė nga gjirizet e parisė nė tė cilat ka notuar deri tani. E pėrsėris, ai nuk duhet t’u druhet kėrcėnimeve tė partisė sė SaLulit, por reagimit tė pjesės sė shėndoshė tė shoqėrisė shqiptare e cila nuk dėshiron tė presė mė pėr tė ndėrtuar shtetin. Ai duhet tė zgjedhė midis parisė dhe shqiptarėve.

Mirėpo, nė kėto fillime qeverisėse, z. Rama po na tregon fatkeqėsisht se e ashtuquajtura Rilindje nuk kishte synim ndėrtimin e shtetit por konsolidimin e pushtetit nė duart e klaneve tė jeniēerėve, martallozėve dhe bashibozukėve, mbėshtetjen e tė cilėve ai e ka tanimė. Ndaj edhe gjykoj se qeveria e re po na servir njė model mė tė sofistikuar tė berishizmit, berishizmin 2.0. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Blogu Rrethi i Ferrit