Video

19/09/2013 12:56:52

Vritet muzikanti ekstremist i majtė Pavlos Fisas

Asnjė studio ligjore nuk merr nė mbrojtje vrasėsin






ATHINĖ - Greqia ėshtė ende e tronditur pas vdekjes sė tė riut, Pavlos Fisas, njė kėngėtar i muzikės rep dhe militant i grupit radikal tė majtė Antarsia, i cili u vra tė martėn nė mbrėmje pas njė grindjeje pėr motive politike nga njė anėtar i Agimit tė Artė.

Njė tregues i qartė i tensionit qė mbretėron nė vend ėshtė fakti se asnjė studio ligjore e zonės sė Pireut ku ndodhi vrasja, nuk pranon tė marrė nėn mbrojtje vrasėsin. Si pasojė e kėsaj, Prokuroria e Pėrgjithshme greke u detyrua t'i drejtohej njė studioje ligjore nė Athinė, e cila kėrkoi tė ruhej anonimati i saj.

Mbrėmė, nėn masa tė rrepta sigurie vrasėsi i tė riut, Jorgos Rupaqas, u shoqėrua sė bashku me bashkėshorten, kushėrirėn e saj dhe sekretarin e Agimit tė Artė pėr zonėn pėr t'u pėrgjigjur para gjykatėsit hetues tė ēėshtjes ndaj akuzave tė vrasjes dhe shkeljes sė ligjit pėr armėmbajtjen.

Sot pritet tė zhvillohet nė varrezėn e re tė Pireut funerali i tė riut, ndėrkohė qė tė gjitha sindikatat si dhe punonjėsit e sektorit tė lundrimit do tė zhvillojnė mė 18:30 njė manifestim antifashist nė sheshin Davaqi nė Nikea, pranė vendit ku u vra Pavlos Fisas. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter



HermesNews - ©2013