Video

18/09/2013 16:56:37

Tiranė, lirohet gjykatėsi nga akuzat

Bien akuzat ''shpėrdorim detyre'' pėr gjykatėsin Neritan Tabaku






TIRANĖ - Gjykata e Shkallės sė parė tė Tiranės shpalli tė pafajshėm ish- gjyqtarin Neritan Tabaku pėr akuzėn e "shpėrdorimit tė detyrės", duke rrėzuar kėshtu kėrkesėn e Prokurorisė, qė akuzoi Xhaken pėr shpėrdorim detyre dhe kėrkoi dėnimin e tij me 3 vjet burg dhe tė mos ushtronte profesionin e gjyqtarit pėr 5 vite rresht.

Neritan Tabaku u akuzua se kishte shkelur me dashje ligjin, duke mos zbardhur pėr 1 vit e 7 muaj vendimin e pafajėsisė dhėnė ndaj tė pandehurit Ilir Xhakja, duke bėrė qė Prokuroria tė mos e apelonte dot vendimin qė ēoi mė pas nė lirimin e kėtij tė fundit, i cili mė 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin Adem Tahiraj.

Avokati i Tabakut, Fatmir Brakja, nė fjalėn e mbrojtjes tha se, "dėnimet e kėrkuara nga Prokuroria janė tė pabazuara. Akuza pėr shpėrdorim detyre nuk ekziston, klienti im nuk ka bėrė shkelje administrative dhe asnjė vepėr penale, asnjė gjyqtar s’ėshtė dėnuar pėr moszbardhje tė vendimeve gjyqėsore”.

Gjyqtari Bujar Krasniqi, nė vendimin e trupės gjykuese vlerėsoi se, "Tabaku ėshtė i pafajshėm pasi nuk u provua vepra penale", prandaj gjykata rrėzoi kėrkesėn e Prokurorisė, duke shpallur tė pafajshėm Neritan Tabakun.Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2013