Video
18/09/2013 05:35:37
Siguri per pakot postare ne Kine
Kerkohet identitet i plote per derguesin dhe marresin
KINE- Te gjithe derguesit dhe marresit e pakove te ndryshme postare ne provincen Guangdong te Kines jugore, do te duhet te paraqesin karten e tyre te identiteti perpara se te kryejne kete veprim. Departamenti i Sigurise Publike ne provincen Guangdong, ka marre kete vendim vetem dy dite me pare, per shkak te pakove te ndryshme te cilat permbajne materiale te paligjshme apo edhe te rrezikshme per te gjithe.
Autoritetet kane vene re se kete vit rritja e numrit te pakove derguese dhe marrese ka qene mjaft problematike. Brenda tyre fshihen substanca narkotike apo edhe lende shperthyese. Te gjithe punonjesit e sherbimit postar, do te duhet ne menyre absolute te kerkojne dhe regjistrojne identitetin e plote dhe adresen konkrete te personit qe e dergon si dhe te personit qe merr pakon, shton njeri nga drejtuesit e Departamentit te Sigurise.
Jane jo te pakta rastet kur pako ne numur jo te vogel dergohen dhe merren nga persona anonime te cilet nuk shkruajne emrin dhe adresen e tyre te sakte. Nje veprim i tille ka hedhur dyshime te medha tek punonjesit e policise te cilet deklarojne se brenda pakove fsihen lende narkotike apo edhe lende shperthyese.
Nje muaj me pare, nje pako e mberritur drejt Guangzhout u be shkak per marrjen e ketij vendimi. Nje grua 30 vjecare u plagos ne fytyre dhe duar pas marrjes se nje pakoje e cila shpertheu sapo gruaja e hapi. Sipas policise, mendohet se pakoja eshte derguar nga ish i dashuri i 30 vjecares.