Video

17/09/2013 04:21:37

Universiteti kusht ndaj studenteve

Plotesoni deklaraten kunder vetevrasjes





KINE - “Deklarate per marrjen personale te vendimit per vetevrasje”. Ky eshte vendimi me i fundit i marre nga Rektorati i Universiteteve te ndryshme ne provincen Guangdong ne jug te Kines. Kete vit, ndryshe nga heret e tjera, te gjithe studentet qe do te nisin kete vit akademik, jane te detyruar te nenshkruajne nje dokument, ne te cilin deklarohet se “marrja persiper e veprimeve demtuese ndaj vetes apo edhe vetevrasja, do te jete nje veprim personal i studentit per gjithe vitin qe studenti do te jete pjese e studimeve universitare”.

Te pakten deri tani, mbi 5500 studente kane nenshkruar kete dokument, me apo pa deshire, ne menyre qe te vazhdojne studimet e tyre. Drejtueist e arsimit te provinces, deklarojne se nese studentet nuk e nenshkruajne kete dokument, nuk do te lejohen te vazhdojne studimet. Madje edhe vete prinderit e tyre duhet te vihen ne djeni per nje vendim te tille. “Kjo do te ndikoje ne sigurine e studenteve por edhe marrjen persiper te cdo veprimi ligjor ndaj vete tyre duke mos perziere autoritetet studentore”, ka thene Xiong Binqi, zevendes drejtori i Institutit te Kerkimeve ne Guangdong.

Vendimi eshte marre pas ngjarjes se nje viti me pare, kur nje student ka hyre ne dhomen e njeres prej vajzave te njerin nga universitetet e provinces Guangdong, duke kerkuar me ngulm qe njera nga vajzat te behej e dashura e tij. Kjo e fundit nuk ka pranuar, ndersa me pas djaloshi ka ushtruar dhune te forte ndaj saj duke e demtuar rende.

Edison Myrteza