Video
14/09/2013 10:35:07
OKB dyshon pėr qėllimet e Sirisė: do shkatėrrojė armėt kimike ?
Duke e cilėsuar inkurajuese iniciativėn ruse nė kėtė drejtim dhe reagimin nga Damasku, ai u shpreh se komuniteti ndėrkombėtar e shihte me skepticizmin kėtė dėshirė pėr bashkėpunim
NEW YORK - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-Moon u shpreh dje skeptik mbi vullnetin e Damaskut pėr tė shkatėrruar arsenalin e tij kimik nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare, nė njė intervistė dhėnė pėr stacionin televiziv France 24. Duke e cilėsuar inkurajuese iniciativėn ruse nė kėtė drejtim dhe reagimin nga Damasku, ai u shpreh se komuniteti ndėrkombėtar e shihte me skepticizmin kėtė dėshirė pėr bashkėpunim. Ai shtoi se ėshtė e rėndėsishme, qė autoritetet siriane tė mbajnė premtimet e dhėna nė mėnyrė tė sinqertė dhe koncize pėr tė konfirmuar mė pas besueshmėrinė e tyre. Qeveria siriane i ka dėrguar njė kėrkesė OKB-sė pėr t'u bėrė pjesė e Konventės sė vitit 1993 pėr ndalimin e armėve kimike. Rusėt dhe amerikanėt kanė studiuar nė Gjenevė para dy ditėsh njė plan pėr tė shkatėrruar armėt kimike siriane. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


Dėrgo me email
Stampo artikullin