Video

13/09/2013 17:23:16

Rama fillon bashkėqeverisjen me ''Shqipėrinė e vogėl''

Strategjia e Qeverisė sė re. Takim njė herė nė gjashtė muaj mes dy qeverive. Bashkėpunime nė arsim dhe ekonomi. Tė ndryshojmė imazhim e rajonit. Dy zėra bashkė dėgjohen mė fort nė Bruksel. Bashkimi doganor ? Rama, gati grupi i punės






PRISHTINE - Nuk ka qenė vetėm vizitė kortezie ajo Kryeministrit Edi Rama nė Kosovė. Kreu i qeverisė vendosi themelet pėr njė bashkėqeverisje strategjike me qeverinė e Kosovės.

Nė konferencėn pėr shtyp me homologun Hashim Thaēi, Rama deklaroi se nė muajin nėntor "kemi rėnė dakord qė tė bėjmė mbledhjen e parė tė pėrbashkėt tė qeverive dhe tė fillojmė bashkėqeverisjen strategjike mes Shqipėrisė e Kosovės...objektivat e detyrat janė tė pėrcaktuara nė mbledhjen e pėrbashkėt tė tė dy qeverive dhe ēdo ministėr duhet tė japė llogari pėrpara dy qeverive nė mėnyrė periodike pėr ecurinė e projekteve dhe detyrave tė lėna bashkarisht", tha Kreu i Ekzekutivit.

"Dua tė nėnvizoj ambicjen tonė tė pėrbashkėt pėr tė mos mbetur vetėm nė dėgjim me Brukselin, por edhe pėr tė qėnė proaktivė nė paraqitjen e projekteve tė besueshme tė zhvillimit, jo vetėm mes nesh, por edhe me fqinjėt", deklaroi Kryeministri Rama, pa harruar njohjet e reja.

Kreu i ekzekutivit Hashim Thaci informoi Ramėn, "mbi domosdoshmėrinė e njohjeve tė reja tė Kosovės. Kam besim tė plotė se kryeministri Rama dhe Ministria e Jashtme shqiptare do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm", tha ai.

Pėr t'iu rikthyer bashkėqeverisjes strategjike, kur foli nė Kuvendin e Kosovės, Rama u ndal edhe nė projektin TAP. Ai vlerėsoi rolin e ish kryeministrit pėrsa i takon projektit, por siguroi se "...do tė shkojmė edhe mė tutje, duke bėrė ēdo pėrpjekje qė kjo linjė strategjike gazi, qė do tė kalojė edhe nėpėr Shqipėri pėr t'u ngjitur lart nė Mal tė Zi, Kroaci e mė tej, tė ketė me patjetėr edhe njė degėzim nė Kosovė", deklaroi Kryeministri Rama.

Unifikimi i sistemin arsimor dhe strategjia e pėrbashkėt pėr shfrytėzimin e potencialeve qė ka hapėsira shqiptare, me koordimin e tė dy shteteve do tė sillte shpėrndarjen rajonale tė prodhimit, zgjerim tė rrugėve tė prodhimit dhe rritje tė tė ardhurave nga prodhimi kėtej dhe andej kufirit, sipas kryeministrit Rama, i cili premton se do i'i japė fund patatefobisė nė rajon, qė ka shkaktuar luftėra doganore nė kufi.

Kryeministri i shqipėtarėve shkon dhe mė tej, "jemi tė gatshėm tė realizojmė bashkimin doganor. E di qė nuk ėshtė e lehtė, por do tė ngrejmė njė grup tė pėrbashkėt me qėllim qė t’i japim njė pėrmasė tė madhe lirie dhe konkurrence biznesit shqiptar nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare", tha Rama. //HermesNews - ©2013//

Doriana Metollari