Video

12/09/2013 17:03:54

Nivel rekord papunėsie: 6 nė 10 tė rinj nė kėrkim tė njė pune

Nė qershor 2012, niveli i papunėsisė ishte 24,6 pėr qind, ndėrkohė qė nė maj tė vitit 2013 arriti nė 27,6 pėr qind






ATHINĖ - Niveli i papunėsisė nė Greqi arriti njė nivel rekord nė Qershor nė 27,9 pėr qind krahasuar me vitin e mėparshėm, duke prekur sidomos tė rinjtė sipas shifrave tė publikuara nga instituti grek i statistikės ELSTAT. Nė qershor 2012, niveli i papunėsisė ishte 24,6 pėr qind, ndėrkohė qė nė maj tė vitit 2013 arriti nė 27,6 pėr qind. Rreth gjashtė tė rinj nė 10 nėn 24 vjeē janė tė papunė, qė nė shifra pėrkthehet nė 58,8 pėr qind ndaj 54,8 pėr qind nė njė vit. Niveli i papunėsisė pėr kėtė kategori pėsoi ulje nė qershor, nė krahasim me nivelin 64,9 pėr qind tė majit. Femrat janė mė tė prekura nga papunėsia nė njė raport 31,9 pėr qind me 24,9 pėr qind me meshkujt. Numri i tė papunėve nė qershor u rrit me 174 709 persona ndėrkohė qė popullsia aktive pėr kėtė periudhė arriti nė 3 628 421 persona. Rajonet mė tė prekura janė zonat veriperėndimore me papunėsi 29,7 dhe 29,5 pėr qind. Ishujt e Egjeut, qė pėrfituan nga njė sezon i frytshėm turistik, janė mė pak tė prekurat me njė nivel papunėsie prej 21,6 pėr qind. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2013