Video

12/09/2013 12:53:42

Azem Hajdari prehet nė Varrezat e Dėshmorėve

Zhvillohet ceremonia e rivarrimit






TIRANĖ - Azem Hajdari, Heroi i Demokracisė (foto), u shoqėrua sot nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, pėrmes njė ceremonie tė organizuar nga Bashkia e Tiranės, nė 15 vjetorin e vrasjes sė tij.

Pėr mė shumė se dy orė nė Pallatin e Kongreseve, qindra simpatizantė, tė afėrm, miq e politikanė, bėnė nderimet e fundit pėr Azem Hajdarin. Nė homazhe morėn pjesė personalitete tė larta tė jetės politike, Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, ministra tė qeverisė Rama, kryetarė tė partive politike nė vend, Ambasadorė tė akredituar nė vendin tonė, si dhe studentė tė dhjetorit ‘90, intelektualė, nismėtarė tė lėvizjes pėr demokraci, miq, shokė dhe kolegė tė Azem Hajdarit.

Nė njė prononcim pėr mediat Kryetari i Parlamentit dhe kreu i LSI, Ilir Meta, tha se "kujtimi i Azem Hajdarit do tė jetė i paharrueshėm dhe njėkohėsisht njė ditė e angazhimit pėr tė ardhmen pėr tė plotėsuar ėndrrėn e tij qė Shqipėria tė jetė si e gjithė Europa. Ne do tė na duhet tė tregojmė mė shumė urtėsi dhe pėrgjegjshmėri qė ėndrra e tij dhe e gjeneratės sė tij tė bėhet realitet sa mė shpejt”.

Mė tej rreth orės 12:30 kortezhi i pėrmortshėm me arkivolin e vendosur nė shtratin e topit, u nis pėr nė Varrezat e Dėshmorėve, ku u zhvillua dhe ceremonia e rivarrimit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013