11/09/2013 15:55:22
Do tė mbajmė presionin ushtarak nė Siri: njė shans diplomacisė
Gjatė njė fjalimi, presidenti amerikan dėnoi sulmin me armė kimike tė kryer mė 21 gusht
WASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh se do t'i jepte edhe njė mundėsi pėrpjekjeve diplomatike duke i kėrkuar Kongresit tė mos votojė menjėherė rezolutėn, qė autorizon pėrdorimin e forcės nė Siri, por paralajmėroi se SHBA-ja do tė mbante "presionin" ushtarak. Gjatė njė fjalimi, presidenti amerikan dėnoi sulmin me armė kimike tė kryer mė 21 gusht, nė afėrsi tė Damaskut, ku humbėn jetėn 1 429 persona. Ai pėrmendi "burra, gra dhe fėmijė tė vrarė nga pėrhapja e gazrave" sipas pamjeve tė transmetuara nga rrjetet televizive. "E dimė se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad ėshtė pėrgjegjės", deklaroi Obama duke shtuar se "tani ēėshtja ėshtė nėse SHBA-ja dhe komuniteti ndėrkombėtar janė tė gatshėm ta pėrballojnė". Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews - ©2013