Video

11/09/2013 12:12:25

Njė milion tė papunė ''nė duar'' tė Qeverisė

Skema e re ekonomike nė programin e Qeverisė: sistemi i ngjashėm me atė gjerman






TIRANĖ - Ndryshimi i strukturės sė ekonomisė, nga njė ekonomi e bazuar tek konsumi i mallrave tė importuara, emigracioni e informaliteti nė njė ekonomi qė bazohet tek puna dhe rritja e produktivitetit, ėshtė ēelesi i suksesit pėr punėsimin e rreth njė milion shqiptarėve, publikon nė programin qeverisės Partia Socialiste.

Qeveria ka premtuar se do tė krijoj 300 mijė vende tė reja pune prej tyre 40 mijė vende tė reja pune nė industrinė prodhuese dhe 12 mijė vende pune shoqėruese tė lidhura me to, 15 mijė nė industritė e lidhura me detin, 155 mijė nė aktivitetet e lidhura me bujqėsinė e blegtorinė, 62 mijė pėrmes reformimit tė programit tė ndihmės ekonomike, 11 mijė vende pune nė industrinė e turizmit dhe 4 mijė vende tė reja pune nė teknologjinė e informacionit.

Pėr realizmin e kėtij angazhimi nevojitet dhe njė riorientim tėrėsor i arsimit profesional drejt nevojave reale tė tregut dhe kthim i shtetit nė financuesin e mbėshtetėsin kryesor tė aftėsimit profesional.

Sistemi mbi tė cilin kjo reformė do tė bazohet ėshtė sistemi dual gjerman qė karakterizohet nga njė ndėrthurje e mėsimit teorik me punė praktike.

Kurset dhe arsimi profesional do tė zgjerohen edhe nė zonat rurale pėr t’i dhenė nxitjen e nevojshme industrisė agropėrpunuese. Do tė trajnohen me pėrparėsi tė gjithė punėkėrkuesit e regjistruar nėn moshėn 25-vjeēare. Po ashtu edhe tė gjitha grave dhe vajzave tė regjistruara si punėkėrkuese do t’u ofrohet trajnim brenda njė viti dhe brenda dy-vjeēarit tė parė tė tė gjithė punėkėrkuesve tė regjistruar. Nė bashkėpunim me sektorin privat nė partneritete publike-private do tė krijojmė shkollat e larta tė arsimit profesional” thuhet nė programin qeversisės 2013-2017.

Njė tjetėr angazhim ėshtė dhe ndėrtimi i Agjencisė Kombėtare tė Punėsimit, si njė njėsi me buxhet dhe administrim autonom, e cila do tė do mbledhė nė njė dhe do tė rikonceptojė sipas praktikave mė tė mira modernizimin e zyrave tė punės, sistemin e sigurimeve tė punėsimit, programin e nxitjes sė punėsimit dhe trajnimet profesionale.

Do tė rinisė dialogu i munguar prej kohėsh me sindikatat pėr tė rikthyer kulturėn tripalėshe mes shtetit, punėdhėnėsve e punėmarrėsve, ēka do tė rijetėsojė edhe Kėshillin Kombėtar tė Punės si njė instrument themelor nė hartimin e politikave tė punėsimit, pagave e pėrfitimeve sociale.

"Angazhohemi tė pėrgjysmojmė papunėsinė e regjistruar femėrore dhe tė rritim aksesin e Personave me Aftėsi tė Kufizuar nė punėsim, pėrmes programeve dhe kurseve kualifikuese tė pėrshtatura pėr personat me aftėsi tė kufizuara", thuhet nė programin qeverisės pėrsa i pėrket punėsimit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Komunikatė pėr Shtyp