Video

10/09/2013 19:44:15

Kritikat e para, pas dekretimit te Kryeministrit Rama

''Maxhoranca po i mohon opozitės kohėn mė minimale qė ka qėnė praktikė nė ēdo legjislaturė pėr t'u njohur me programin e qeverisė, i cili deri nė kėto momente mbetet njė mister i madh''






TIRANĖ - Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se opozita po pėrballet me njė mendėsi dhe kulturė tė vjetėr komunikimi nga ana e maxhorancės.

Nė njė prononcim pėr shtyp, pas mbledhjes sė Grupit Parlamentar tė PD-sė, Basha theksoi se "kjo ėshtė maxhoranca, e cila nė opozitė ka kėrkuar dhe ka marrė deri nė 10 ditė pėr ēėshtje tė tilla si aparatet matėse dhe qė sot u mohon qytetarėve shqiptarė tė drejtėn legjitime kushtetuese pėr tė dėgjuar njė debat".

"Maxhoranca po i mohon opozitės kohėn mė minimale qė ka qėnė praktikė nė ēdo legjislaturė pėr t'u njohur me programin e qeverisė, i cili deri nė kėto momente mbetet njė mister i madh", nėnvizoi Basha.

Kreu i PD-sė i bėri thirrje kryetarit tė ri tė Kuvendit qė "t'i qėndrojė besnik fjalėve qė sapo tha dhe tė rivendosė njė standard tė ri tė pėrmirėsuar sikundėr premtoi, tė paktėn standardin e zbatuar deri tani, duke i dhėnė kohėn e nevojshme parlamentit dhe opozitės pėr t'u njohur me programin e pėr tė pėrgatitur njė debat dinjitoz dhe transparent mbi programin e paraqitur".

"Nė tė kundėrt kjo situatė ėshtė e papranueshme dhe ne do tė marrim tė gjitha masat qė na takojnė si pėrfaqėsuese e denjė e opozitės shqiptare nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe si mbrojtėse e virtyteve thelbėsore tė opozitės, qė janė transparenca dhe llogaridhėnia", pėrfundoi Basha. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013