Video

10/09/2013 08:20:31

Sa do mbijetojė Partia Demokratike ?

Nga Gjin Musa






ROME - Humbja e Partisė Demokratike nė zgjedhjet e 23 Qershorit ka futur nė heshtje lidershipin e saj. Peshku prishet nga koka dhe koka e partisė demokratike, deri dje kryeministri i vendit Sali Berisha ka kohė qė ėshtė nė krizė me karrierėn e vet dhe dikur me qeverisjen e vendit.

Berisha njihej si njeri i punės por thėnien e tij se nė histori do tė mbahej mend si njė burrė shteti, nuk e realizoi. Eshtė e vėrtetė qė nė politikė ndikon shumė karakteri moral i njė politikani qė kėrkon tė lėrė sado pak emėr.

Pa dashur t'i kthehem historive tė Berishės tashmė tė shkruara qė nga themelimi i Partisė Demokratike dhe fjalimet famoze pėr Ramiz Alinė, gjese sė vjedhur nuk ia sheh hajrin. Berisha nuk ia pa, sepse vodhi pushtetin nė Partinė Demokratike.

Gjate qeverisjes, ai krijoi njė staf rreth vetes me servilė siē ishte Lulzim Basha i sapo zbritur me parashutė, Genc Pollo e Dritan Shehu, Jozefina Topalli qė u ngjit nė majėn e hiearkisė sė pushtetit me katapult, Edi Paloka dhe Strazimiri nė rolin e grindavecave tė rrugėve.

Berisha dhe Partia Demokratike filloi tė marrė tėposhtėn me ngjarjen tragjike tė Gėrdecit. Kėtu kemi parė njė Sali Berishė tė dorėzuar pėrpara krimit shtetėror, kemi parė njė parti politike tė pa aftė tė nxjerrė pėrgjegjėsit e krimit para drejtėsisė.

Skandalet nė qeverisjen e Berishės nuk patėn tė sosur, tė inskenuara nga zyrat e Berishės. C'po ndodh tani ? Partia demokratike dhe strukturat e saj vetėm heshtėn pėrpara ngjarjeve makabre: asnjė analizė, asnjė pėrgjegjėsi politike.

Largimi i Berishes qe nderi mė i madh ndaj demokratėve, me shpirt dhe me zemėr, i beri nder gjithė Shqipėrisė. Rilindja do zgjedhė ligjin me gjithė forcėn qė i jep Kushtetuta e vendit. Tani do kemi shtet, sepse pushteti na zuri frymėn nė kėto 23 vite tranzicioni.

*Autori ėshtė zėdhėnės i Lėvizjes Pesė Yjet nė Romė

HermesNews - ©2013