Video

10/09/2013 08:19:30

Huai Lu, kinezja shqipfolese. E lidhur kaq fort me shqipen

50 vjet qe flet shqip. Dashuri per Shqiperine





PEKIN- 50 vjet shqip. Gati gjysmė shekulli qė nuk i ėshtė ndarė kėsaj gjuhe. Ėshtė lidhur aq fort saqė thuajse nuk bėn dot pa tė. Nėse e dėgjon teksa flet apo shkruan gjuhėn shqipe, nuk do ta kuptosh fare se kombėsia e saj ėshtė kineze. Huai Lu, ose Zhai sic e njohin te gjithe, rrėfen dėshirėn pėr gjuhėn shqipe, fillimet e saj, lidhjen me kėtė gjuhė dhe dashurinė qė ka pėr Shqipėrinė. Gjithcka, ekskluzivisht pėr Hermesnews.

Jeni njė ndėr shqipfolėset mė tė vjetra kineze qė vazhdoni me pasion punėn pėr gjuhėn shqipe. Nga vjen gjithė kjo dėshirė?
Unė kam njė dėshirė tė madhe pėr zhvillimin e miqėsisė mes popullit kinez dhe atij shqipėtar. Me gjuhėn shqipe kam nisur qė nė vitin 1964 dhe pikėrisht vitin e ardhshėm, unė do tė mbush plot 50 vjet qė kam nisur tė mėsoj dhe merrem me kėtė gjuhė. Me njė punė kaq tė gjatė, kam ushqyer dhe vazhdoj tė ushqej njė dashuri tė madhe pėr popullin shqiptar.

Si lindi pėr ju dėshira pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe?
Mua fillimisht mė dėrgoi shteti pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe. Mė zgjodhėn ndėr disa nxėnės tė tjerė nga shkollat e mesme mė tė mira. U pėrzgjodhėm disa nxėnės tė cilėt u dėrguam nė vende tė ndryshme tė botės. Mua mė pėrcaktuan tė studioja shqip dhe tė shkoja madje edhe nė Shqipėri.

Nė atė kohė nuk kishe mundėsi tė zgjidhje se cfarė gjuhe tė huaj tė studioje?
Po, ėshtė e vėrtetė. Nė atė kohė nuk kishte mundėsi zgjedhjeje pėr njė gjuhė tė huaj, sic kanė mundėsi tė rinjtė e sotėm nė Kinė. Unė dėshiroja tė vazhdoja Universitetin e Mjekėsisė Ushtarake. Pasi bėra regjistrimin nė kėtė universitet qė ndodhej nė Shanghai, nuk munda tė vazhdoj tė shkoj atje. Shteti mė kishte pėrzgjedhur mua qė tė studioja gjuhėn shqipe dhe disa kohė mė pas tė shkoja madje edhe nė Shqipėri.

Si ndiheni tani pas kaq shumė vitesh kur jo vetėm qė nuk jeni mė e re si atėherė por edhe me gjuhėn shqipe?
Ajo qė mund tė them ėshtė se mua vazhdon tė mė pėlqejė si atėherė gjuha shqipe. Vazhdoj ta flas dhe madje ta studioj si mė parė edhe pse kanė kaluar gati 50 vjet dhe unė jam nė njė moshė tashmė pensioniste. Njė vit mė parė kam qenė e ftuar nė seminarin ndėrkombėtar pėr gjuhėn shqipe tė zhvilluar nė Prishtinė tė Kosovės. Atje kanė qenė prezentė jo vetėm mėsues me pėrvojė tė shqipes, por edhe shumė tė huaj tė cilėt kanė mėsuar dhe studiojnė me dėshirė kėtė gjuhė. Kishte tė pranishėm nga disa vende. Mė bėri pėrshtypje dėshira dhe njohja e tyre e mirė e shqipes.

A ju ka pyetur ndonjėherė familja juaj se pėrse keni zgjedhur kėtė gjuhė pėr tė punuar?
Nuk mė kanė pyetur asnjėherė, pasi ata e dinė historinė time. Atėherė ishte shteti qė tė zgjidhte dhe jo dėshira personale. Unė nuk kisha dot mundėsi pėrzgjedhjeje.

Personalisht pėr ju, sa e rėndėsishme ėshtė gjuha shqipe kėtu nė Kinė nė krahasim me gjuhėt e tjera?
Pikėrisht kėtu qėndron edhe problemi. Duke qenė se Kina ėshtė njė vend shumė i madh dhe ka shumė potencial, tė gjithė mėsojnė fillimisht gjuhėn angleze, franceze, gjermane, japoneze. Janė shumė tė paktė ata qė mėsojnė dhe vazhdojnė tė zhvillojnė dijet pėr gjuhėn shqipe. Ata qė kanė mėsuar ose qė vazhdojnė tė studiojnė shqip e kanė shumė tė vėshtirė tė gjejnė njė punė tė pėrshtatshme. Madje edhe njė pjesė e atyrė qė kanė studiuar gjuhėn shqipe nė Universitetin e Gjuhėve tė Huaja tė Pekinit, thuajse nuk janė mė tė interesuar pėr kėtė gjuhė, pasi nuk kanė kushte pėr gjetjen e njė vendi pune ose tė ardhmeje.

Do tė vazhdojė Zhai tė ndihmojė dhe zhvillojė gjuhėn shqipe edhe mė tej?
Edhe pse jam pensioniste, derisa tė kem njė shėndet tė mirė dhe tė jem nė gjendje tė lėviz, do tė nxit zhvillimin e gjuhės shqipe pėr ata qė janė tė interesuar. Unė do tė nxit mė tepėr nė zhvillimin e turizmit tė ardhjes sė kinezėve nė Shqipėri.

Flasim pėr lidhjen me shqiptarėt. A ka lidhje Zhai me shqiptarė tė cilėt jetojnė nė Pekin apo edhe rajone tė tjera brenda Kinės?
Unė kam shumė lidhje jo vetėm me njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve kėtu nė Pekin, por edhe nė Shqipėri dhe nė tė gjithė botėn. Kam miq edhe artistė tė njohur shqiptarė si Eglantina Kume dhe Elida Cangonji. Madje njė miqėsi shumė tė mirė kam ruajtur edhe me kėngėtaren e njohur Elsa Lila qė jeton nė Itali.

Si arrini tė mbani lidhje dhe tė kontaktoni me shqiptarėt?
Mėnyrat e kontaktit tashmė janė tė shumta. Unė mbaj lidhje dhe kontakte me e-mail, telefon, apo edhe rrjete tė ndryshme sociale, tė cilat janė tė njohura dhe tė bėjnė qė tė mbash lidhje me tė gjithė ata qė dėshiron.

Kohėt e fundit Shqipėria dhe Kina kanė lidhur marrveshje tė rėndėsishme pėrsa i pėrket ekonomisė. Po pėr fushėn e turizmit, cfarė ėshtė bėrė pėr tė dyja vendet dhe sa keni ndikuar ju pėr kėtė?
Tė them tė drejtėn, turizmi shqiptar ėshtė shumė interesant pėr turistėt kinezė. Por ka njė problem. Mungesa e ardhjes sė kinezėve nė Shqipėri. Ka shumė pak reklamim dhe pėrhapje pėr turizmin shqiptar kėtu nė Kinė. Duhet tė them se brezi i ri nuk e njeh thuajse farė Shqipėrinė, ndryshe nga tė moshuarit tė cilėt e njohin mirė dhe kanė nostalgji pėr atė vend. Problemi qėndron se nuk dinė si tė shkojnė dhe cfarė tė vizitojnė. Edhe agjencitė turistike kineze nuk kanė filluar shtrirjen e aktivitetit tė tyre pėr turizėm nga Kina drejt Shqipėrisė. Unė deri tani kam arritur tė organizoj me forcat e mia dy grupe turistike nė njė pjesė tė madhe tė pikave mė tė rėndėsishme turistike nė Shqipėri.

Plani mė i fundit i juaji pėr zhvillimin e njohjes sė gjuhės shqipe, vetė Shqipėrisė dhe turizmit shqiptar kėtu nė Kinė?
Kam menduar qė tė organizoj njė takim midis turistėve kinezė qė kanė shkuar nė Shqipėri dhe agjencive tė ndryshme turistike kėtu nė Pekin si dhe Ambasadės se Shqipėrisė nė Pekin. Agjencitė tė cilat merren me turizmin nė rajonin juglindor tė Europės, do tė kenė mundėsi tė lajmėrojnė edhe agjenci tė tjera, duke u njohur me Shqipėrinė, pamjet e bukura, vendet turistike, historinė dhe muzikėn e bukur shqiptare.

A ka ndonjė numur konkret tė kinezėve tė cilėt kanė shkuar nė Shqipėri pėr turizėm?
Nuk ka njė numur konkret, pasi ka edhe persona tė tjerė qė shkojnė nė mėnyrė individuale tė cilėt nuk janė tė regjistruar nė ndonjė agjenci turistike. Por mund tė them se numri i turistėve tė tė dy grupeve qė kanė shkuar nė Shqipėri ėshtė rreth 20. Ka patur edhe turistė tė cilėt kanė shkuar nga Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi, tė cilėt kanė qene nė Shqipėeri pėr njė ose dy ditė. Ky numur ėshtė mė i madh. Tė dyja grupet turistike tė cilat unė kam shoqėruar nė Shqipėri, kėtė vit kanė parė shumė gjėra tė vecanta. Ne kemi qenė nė Tiranė, Durrės, Krujė, Vlorė, Shkodėr, Sarandė, Berat, Pogradec, Korcė, Elbasan dhe nė zona tė tjera. Kemi qenė edhe nė Valbonė, duke kaluar madje edhe nė Prizren, Prishtinė, Gjakovė dhe deri nė Luginėn e Pejės. Ndėrsa para dy vjetėsh, me njė grup prej 10 turistėsh kinezė, kemi qenė nė shumė zona dhe qytete tė tjera shqiptare. Mbas kėsaj kemi shkuar disa ditė pėr turizėm edhe nė Greqi dhe Turqi.

Cfarė tė vecante kanė parė turistėt kinezė gjatė vizitės sė tyre nė Shqipėri?
Sic e thashė ne shkuam edhe nė disa vende tė tjera tė rajonit, por turistėt patėn njė pėrshtypje mė tė mirė pėr Shqipėrinė. E vacanta sipas tyre ėshtė natyra me e pastėr dhe mė e virgjėr. Nė Shqipėri, natyra ėshtė mė e paprekur dhe origjiniale dhe jo e ndryshuar pėr turizėm. Nė Greqi dhe Turqi kishte njė numur shumė tė madh vizitorėsh, gjė e cila na bėri pak tė mėrzitur, pasi kishim mė tepėr nevojė pėr natyrė dhe qetėsi. Nė Shqipėri kjo qetėsi dhe natyra me e paprekur ishte shumė e madhe. Turistėve kinezė u pėlqeu shumė natyra e Valbonės me malet e larta, ajėrin e freskėt, bukuria e Valbonės. Gjithcka ishte natyrė e paprekur dhe shumė e bukur. Madje, turistėt theksonin se nė Shqipėri ka njė lloj turizmi qė mund tė quhet “cdo ditė njė befasi e kėndshme”.

Intervistoi/ Edison Myrteza