Video

07/09/2013 17:05:51

Korriku pati rėnie tė kredisė

Nė muajin Korrik huaja pėr ekonominė ra me ritmet mė tė shpejta pėrgjatė dekadės dhe kredia pėr ekonominė zbriti me 9.4 miliardė lekė, me njė rėnie prej 1.7% ndaj qershorit






TIRANE - I vetmi sektor qė ėshtė kredituar nga bankat rezulton sektori i energjisė, pasi sipas Bankės sė Shqipėrisė, rezulton me njė rritje minimale tė stokut tė huasė, kryesisht si rrjedhojė e huave me garanci shtetėrore pėr energjinė pėr "Prodhim, shpėrndarje e energjisė elektrike, gaz dhe uji".

Nė muajin Korrik huaja pėr ekonominė ra me ritmet mė tė shpejta pėrgjatė dekadės dhe kredia pėr ekonominė zbriti me 9.4 miliardė lekė, me njė rėnie prej 1.7% ndaj qershorit.

Gati asnjė sektor nuk mundi tė rrisė stokun e huasė nė Korrik dhe sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, bankat e nivelit tė dytė janė pėrqendruar nė mbledhjen e kredive tė dhėna dhe shumė mė pak pėr financimin e ekonomisė vendase.

Tregtia shėnon dhe tkurrjen mė tė lartė tė stokut tė huasė, duke zbritur nė 4 miliardė lekė me bazė mujore nė korrik, nga 8.8 miliardė lekė qė ishte rėnia e kredisė pėr tė gjithė biznesin. Tregtia ėshtė sektori qė zė peshėn mė tė madhe tė portofolit tė bankave me 34% tė totalit.

Nė sektorin e ndėrtimit huaja bankare zbriti me 3.9 miliardė lekė, pasi vlerėsohet si njė nga sektorėt me rrezik mė tė lartė nga bankat prej vitesh, pasi pėrballet me rėnien e fuqisė blerėse. Stoku i kredisė pėr ndėrtim pėrbėnte 14% tė totalit nė korrik, nga 20% qė ishte kjo peshė nė janar 2010.

Po ashtu, sektori i industrisė pėrpunuese, qė konsiderohet potencial pėr zhvillim, rezulton me rėnie tė investimeve, pasi stoku i kredisė pėr tė u reduktua me 1.3 miliardė lekė nė korrik nga muaji i mėparshėm. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2013