Video

06/09/2013 12:10:03

Jorgo Kumaraku pėrsėriti vjedhjen e vitit 2007: akuza dhe pėr narkotikė

Arrestohet hajduti qė vidhte me pistoleta lodėr. Person nė kėrkim nga policia e Sarandės. Vjedhje dhe nė Greqi






GJIROKASTER - Ka rėnė nė pranga hajduti i kazinosė (foto) Ura e Lumit nė Gjirokastėr. Ngjarja ndodhi dje nė orėn 16:30. Jorgo Kumaraku. 36, kishte kėrcėnuar kamarieren e kazinosė me njė pistoletė lodėr, pasi i ishte lutur mė parė t'i thyente lekėt.

Nėn kėrcėnimin e ēakmakut ai ka vjedhur nga kazinoja 24 mijė lekė tė reja, ēantėn dhe celularin e kamarieres, pastaj ėshtė larguar.

Kamarierja theu xhamin e tualetit pėr tė dalė jashtė nė rrugė prej ku ka njoftuar policinė e cila ėshtė vėnė nė ndjekje tė tij.

Kumaraku, kishte tre netė qė flinte nė Gjirokastėr. Pas vjedhjes treti nė koshin e plehrave "armėn" dhe mori rrugėn pėr nė Sarandė.

Policia u vu nė ndjekje dhe mundi ta ndalojė nė hyrje tė qytetit, brenda njė hoteli.

Jorgo Kumaraku njihej nga forcat e rendit si person me precedentė penal. Ai ishte dėnuar nė vitin 2007 pėr vjedhje me armė lodėr nė Greqi bashkė me trafik tė narkotikėve. Sė fundi u shpall nė kėrkim nga Komisariati i Policisė Sarandė pasi disa ditė mė parė kreu nė kėtė qytet vjedhje tė ngjashme me atė tė Gjirokastrės. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013