Video

26/08/2013 15:58:30

Perėndimi nuk ka prova pėr Assad: Lavrov, po shkelin tė drejtat

Perėndimorėt janė tė paaftė tė provojnė pretendimet e tyre mbi sulmin kimik tė presupozuar tė jetė ndėrmarrė nga regjimi sirian, deklaroi sot shefi i diplomacisė ruse, Sergei Lavrov






(16:03) Shefi i diplomacisė britanike, William Hague u shpreh sot se ishte i mundur reagimi ndaj pėrdorimit tė armėve kimike nė Siri pa unanimitetin e plotė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė por refuzoi tė spekullonte mbi mėnyrėn e reagimit nga vendet perėndimore.

(16:02) Qeveria siriane u ka dhėnė sot miratimin inspektorėve tė OKB-sė tė hetojnė "menjėherė" pėrdorimin e dyshuar tė armėve kimike pranė Damaskut, bėnė tė ditur burime zyrtare nga Ministria e Jashtme siriane.

(16:01) Moska nuk do tė hyjė nė luftė me asnjė vend, kjo dhe nė rast ndėrhyrjeje ushtarake tė perėndimorėve nė Siri, deklaroi pak mė parė ministri rus i Punėve tė Jashtme, Sergei Lavrov, nė pėrfundim tė njė konference pėr mediat nė Moskė, gjatė tė cilės u shpreh se ''nuk dėshironte t'u pėrgjigjej pyetjeve qė fillonin me ''Nėse''. ''Moska nuk do tė hyjė nė luftė me asnjė shtet edhe nė rast ndėrhyrjeje ushtarake tė vendeve perėndimore nė Siri'', theksoi kryediplomati rus nė pėrfundim tė konferencės sė shtypit nė Moskė.


MOSKĖ - Deklaratat e perėndimorėve mbi Sirinė bien nė kundėrshtim me marrėveshjet e samitit tė fundit tė ''G 8'', sipas tė cilave ēdo episod qė lidhet me pėrdorimin e armėve kimike duhet tė hetohet deri nė hollėsitė mė tė vogla dhe rezultatet duhet tė dorėzohen nė Kėshillin e Sigurimit nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe mė pas tė flitet pėr sulme, u shpreh sot gjatė njė konference shtypi nė Moskė, Ministri i jashtėm rus, Sergei Lavrov.

Sipas Lavrov ''Perėndimi po merrte dy role, tė hetuesit dhe atė tė Kėshillit tė Sigurimi. Ata nuk mund tė japin prova mbi sulmet por thonė se linja e kuqe ėshtė shkelur dhe nuk mund tė pritet mė", deklaroi Lavrov gjatė njė konference shtypi.

HermesNews - ©2013