Video

21/08/2013 13:36:29

CEZ lė Fierin nė errėsirė: nuk paguan dritat

Sipas drejtorit tė ndėrmarjes, Edmond Leka, shkaku qėndron te borxhi qė bashkia Fier i ka kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė, Fier






FIER - Pjesa mė e madhe e qytetit te Fierit eshte ne errėsirė jo pėr shkak tė kufizimit tė energjisė apo ndonjė defekti, por pėr shkak tė borxhit qė i detyrohet ndėrmarrja komunale CEZ-it.

Bulevardi kryesor i qytetit, rruga “Skėnderbeu”, rrugėt e lagjes "29 Nėntori" deri te kryqėzimi i Daullasit dhe akse tė tjera rrugore, janė pėrfshirė natėn e mbrėmshme nga mungesa totale e energjisė elektrike. Ndricim pjesor kanė pasur disa nga akset e tjera tė qytetit.

Sipas drejtorit tė ndėrmarjes, Edmond Leka, shkaku qėndron te borxhi qė bashkia Fier i ka kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė, Fier. Sipas tij, edhe pse ndėrmarja ditėn e premte ka derdhur nė llogarinė e CEZ 5 milionė lekė duke e cuar nė kėtė mėnyrė shumėn e reduktimit tė borxhit nė 11 milionė lekė, sėrisht dritat janė ndėrprerė, duke shkaktuar anormalitet dhe probleme nė jetėn e qytetit.

Leka pohon se i ka kėrkuar CEZ njė afat kohor pėr shlyerjen e detyrimeve tė prapambetura, ndėrkohė qė kėta tė fundit shprehen se e kanė mirėpritur ofertėn e pėrfaqesuesve tė bashkisė pėr likujdimin e borxhit.

Nga ana tjetėr, CEZ ka paralajmėruar tė gjithė debitorėt se do tė pėrballen me ndėrprerjen e energjisė. Borxhi qė i detyrohen abonentėt, biznesi dhe institucionet kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė ne Fier shkon nė rreth 5 milionė dollare.

HermesNews - ©2013