Video

20/08/2013 19:50:24

Rruga perjetėsisht nė asfaltim

nga Ardi Fraholli






ELBASAN - Ashtu rastėsisht, sot m’u desh tė kaloja nė njė rrugė tė cilėn kishte njė kohė tė gjatė nga hera e fundit qė e kisha shkelur. Dikur nė fillimin e disa prej fillimeve tė saj, gjendej njė tabelė ku shkruhej “Welcome to Shushica City”, njė tabelė qė dikur mė kishte bėrė pėr tė qeshur. E para sepse fjala "Welcome" ishte shkruar e ndarė dhe e dyta sepse Shushica ishte fshat, jo qytet.

Askush nuk kujton me saktėsi se kur, para sa vitesh, apo se kush ishte i pari qė premtoi shtrimin e saj me asfalt, por tanimė askush nuk beson se ajo do tė shtrohet ndonjėherė. "Pėrderisa nuk u shtrua pėr zgjedhje, s’ka pėr t’u shtruar ndonjėherė", mė tha njė banor i atij fshatqyteti.

I gjendur pak kilometra larg qytetit tė Elbasanit, Shushicėn e prijnė disa fshatra tė vegjėl, e i fundit qė tė lejon tė futesh nė tė ėshtė zona turistike mėse e njohur, Bysheku.

Kjo zonė turistike nė stinėn qė po flasim ka pikun e vizitave tė saj. Turistėt e zgjedhin atė pėr disa arsye, e ndoshta e drejte do ishin nesė mė kryesoret do rendisja dy, ajrin e freskėt dhe uji i burimit i bollshėm, i pashtershėm, edhe sigurisht brisk i ftohtė, tė cilit nuk mund t’i rezistosh pa u ndalur nė freskinė e tij.
















Por rruga qė tė ēon nė Shushicė, e nė zonat pėrqark, ėshtė mjerisht e prishur edhe e njollosur trishtueshmėrisht me premtime tė stėr bėra bėra vite.Zgjedhjet e fundit ishin dėshmia mė e qartė se si poltika mund tė tallet keqazi me njė popull. Ditė para zgjedhjeve, disa punėtore, disa makineri u shfaqėn nga hiēi dhe rikonstruktimi i rrugės filloi tė merrte formė.

Premtimi qė fatkeqėsisht do mbetej sėrish i tillė, ja nisi punės nga heqja e atij pak asfalti qė e bėnte rrugėn tė dukej si e tillė, i hedhur vite mė parė, e mė pas bėrja e njė trotuari, megjithėse askush nuk kishte kėrkuar kaq shumė.

Vetėm asfalt kėrkonin, mbushje tė gropave ku makinat mos shkatėrroheshin. Por jo, as kėtė herė nuk ishte e thėnė. Me tė mbaruar zgjedhjet, punėtorėt e hiēit u kthyhen nė hiē, e makineritė u zhdukėn sikur a thua qė ato kishin qenė prej kartoni.

Tanimė ka ngelur vetėm njė tabelė e fillim punimeve ku shkruhet “NDĖRTIM, ASFALTIM, NDRICIM, RRUGA SHUSHICĖ”. E rruga mjerisht, jo vetėm qė nuk u rregullua, por u bė akoma mė keq. E jeta aty vazhdon po njėsoj, banorė qė as nuk ankohen mė pėr tė, e kur i pyet, thjesht buzqeshin. Askush nuk beson tek askush mė! Historia e shtrimit tė saj, tashmė ėshtė thjesht njė gojdhėnė.

HermesNews - ©2013