Video

19/08/2013 17:46:36

Itali, normat e reja: lejeqėndrim pėr tė dhunuarat

Dekreti pėrmban nė fakt njė nen qė fut “lejen e qėndrimit pėr viktimat e dhunės familjare”






ROME - Mė shumė mbrojtje pėr viktimat e dhunės nė familje qė nuk kanė pasaportė italiane. Nėse nuk kanė qėndrim tė rregullt do tė mund tė marrin lejen e qėndrimit qė do t’i ndihmojė t’u shpėtojnė xhelatėve tė tyre, siē ndodh edhe pėr viktimat e prostitucionit apo tė punės nė tė zezė.

Norma pėrfshihet nė dekretligjin “pėr luftimin e dhunės kundėr grave” e futur nė fuqi mė 17 Gusht, qė ashpėrson dėnimet pėr keqtrajtimet nė familje, dhunėn seksuale dhe aktet persekutuese (stalking) dhe parashikon masa si largimi i menjėhershėm nga shtėpia i fajtorėve tė dyshuar, apo asistencė legale falas pėr viktimat. Qeveria, siē shpjegoi edhe ministri i brendshėm Alfano pas miratimit tė dekretit, dėshiron “tė parandalojė dhunėn, tė ndėshkojė pa mėdyshje e tė mbrojė viktimat” me njė vėmendje tė veēantė edhe ndaj tė huajave.

Dekreti pėrmban nė fakt njė nen qė fut “lejen e qėndrimit pėr viktimat e dhunės familjare”, tė lėshuar nga Kuestura, me propozim apo me gjykim tė favorshėm tė Prokurorisė sė Republikės. Do tė ndodhė kur gjatė hetimeve pėr keqtrajtime nė familje, lėndime personale, sakatim tė organeve gjenitale, sekuestrim personash, dhunė seksuale apo akte persekutuese tė bėra nė Itali “nė kuadrin e dhunės familjare” do tė verifikohen “situata dhune apo abuzimi ndaj njė tė personi me shtetėsi tė huaj” dhe paprekshmėria e tij ėshtė nė rrezik sepse do t’i shpėtojė dhunės apo sepse bashkėpunon me hetuesit (pėr shembull duke paditur fajtorin).

E njėjta leje qėndrimi do tė mund tė lėshohet edhe kur situatat e abuzimit apo tė dhunės nxirren nė pah nga organizmat e shėrbimeve sociale tė specializuar nė asistencė pėr viktimat e dhunės. Nė kėtė rast do tė jenė organizmat e shėrbimeve sociale qė do t’i nisin Kuestorit njė relacion me tė gjitha elementet qė t’i lejojnė vlerėsimin e “rėndėsisė dhe tė aktualitetit” tė rrezikut pėr paprekshmėrinė individuale. Dokumenti i qėndrimit mund t’u lėshohet qoftė shtetasve jokomunitarė, qoftė atyre komunitarė.

Po ēfarė nėnkuptohet me dhunėn nė familje? Dekreti e shpjegon nė mėnyrė tė detajuar: “Tė gjitha aktet, jo tė rastėsishme, tė dhunės fizike, seksuale, psikologjike apo ekonomike qė verifikohen nė gjirin e familjes apo mes bashkėshortėve aktualė apo tė mėparshėm, apo mes personave tė lidhur aktualisht apo nė tė shkuarėn nga dashuria, pavarėsisht nga fakti se autori i akteve ka apo ka pasur tė njėjtėn rezidencė me viktimėn”. //shqiptari i italise//

Elvio Pasca