Video

19/08/2013 16:10:39

Kisha nė Pėrmet: qytetarėt kundėr Bashkisė

Gjykata Kushtetuese nė vitin 2002 ka vendosur nė favor tė pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcėrisht nga Kisha Ortodokse






PĖRMET - Njė grup besimtarėsh ortodokės hynė tė Hėnėn forcėrisht nė Pallatin e Kulturės sė Pėrmetit, i kthyer nė njė objekt konflikti mes kishės dhe pushtetit vendor, pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr t'ia kthyer kėtė godinė Bashkisė.

Godina dykatėshe, dikur krenaria e pėrmetarėve, ka heshtur sė funksionuari nė vitin 1997. Pallati i Kulturės u ndėrtua 51 vjet mė parė, nė vitin 1962. Pas Luftės sė II-tė Botėrore, nė truallin ky ėshtė ngritur Pallati i Kulturės dhe lulishtja e qytetit, jetonin nė baraka 30 familje.

Nė vitin 1958 u shpėrngulėn, pasi sistemi komunist hartoi njė plan rregullues. Nė nėntor tė vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sė bashku me Pallatin e Kulturės. Gjykata Kushtetuese nė vitin 2002 ka vendosur nė favor tė pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcėrisht nga Kisha Ortodokse.

Pallati i Kulturės funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falė njė vendimi tė Komisionit tė Pronave tė rrethit tė Pėrmetit. Me sipėrfaqe rreth 6000 metra katror, Pallati i Kulturės figuron me nr. pasurie 16/9, ndėrsa Zyra e Pėrmbarimit ka tentuar 15 herė tė ekzekutojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, por fatkeqėsisht janė penguar nga pėrfaqėsuesit e Kishės.

HermesNews - ©2013