Video

17/08/2013 14:58:36

Presidenca akuzon per shpifje mazhorancen

Nė njė deklaratė pėr shtyp tė Presidencės, tė publikuar tė shtunėn, thuhet se gjatė ditėve tė fundit, nė mėnyrė tė pėrsėritur, ndaj Kreut tė Shtetit janė adresuar shpifje, kėrcėnime dhe shantazhe nga aktorė tė maxhorancės sė re politike tė dalė pas zgjedhjeve tė 23 Qershorit






TIRANĖ - Institucioni i Presidentit tė Republikės konstaton me keqardhje nisjen e njė platforme shantazhi dhe kėrcėnimi ndaj kėtij institucioni kushtetues. Nė njė deklaratė pėr shtyp tė Presidencės, tė publikuar tė shtunėn, thuhet se gjatė ditėve tė fundit, nė mėnyrė tė pėrsėritur, ndaj Kreut tė Shtetit janė adresuar shpifje, kėrcėnime dhe shantazhe nga aktorė tė maxhorancės sė re politike tė dalė pas zgjedhjeve tė 23 Qershorit. Akuza mė e fundit nė lidhje me fondin shtesė tė akorduar nga qeveria pėr Institucionin e Presidentit tė Republikės pėrbėn njė shqetėsim tė madh pėr funksionimin e kėtij Institucioni. Ky fond jepet pėr realizimin e Samitit tė 5-tė tė Presidentėve tė Ballkanit Perėndimor, i cili, sipas sistemit tė rotacionit, kėtė vit organizohet nė Shqipėri me 16-17 shtator 2013.

HermesNews - ©2013