Video

16/08/2013 18:12:41

Miratohet bonusi pėr proēedurėn pėrzgjedhėse pėr hidrocentralet

Ministria e Ekonomisė nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese pėr dhėnien me koncesion tė kėtij hidrocentrali duhet tė pranojė oferta pėr tė gjithė pjesėn e lirė tė pellgut ujėmbledhės






TIRANĖ - Kėshilli i Ministrave vendosi tė Premten miratimin e bonusit nė proēedurėn pėrzgjedhėse konkurruese, nė kuadėr tė dhėnies me konēesion tė disa hidrocentraleve. Kėshtu, mbėshtetur nė ligjin "Pėr koncesionet dhe partneritetin publik privat" dhe me propozim tė ministrisė sė Ekonomisė, qeveria vendosi miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikėsh, pėr rezultatin teknik dhe financiar nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese, pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentralit Blac, qė i jepet shoqėrisė "Preng Bip Perkeqi", sh.p.k.

Sipas vendimit, Ministria e Ekonomisė nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese pėr dhėnien me koncesion tė kėtij hidrocentrali duhet tė pranojė oferta pėr tė gjithė pjesėn e lirė tė pellgut ujėmbledhės, i cili pėrfshihet nė skemėn e shfrytėzimit tė kėtij hidrocentrali.

Kėshilli i Ministrave vendosi gjithashtu miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikėsh, pėr rezultatin teknik dhe financiar nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese, pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentralit "Gafer", qė i jepet shoqėrisė “Paster”, sh.p.k. Nė kėtė procedurė ministria e Ekonomisė duhet tė pranojė oferta pėr tė gjithė pjesėn e lirė tė pellgut ujėmbledhės, i cili pėrfshihet nė skemėn e shfrytėzimit tė kėtij hidrocentrali.

Gjithashtu, qeveria miratoi bonusin prej 2 (dy) pikėsh, pėr rezultatin teknik dhe financiar nė procedurėn pėrzgjedhėse konkurruese pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentralit "Selca 2 dhe Mesmal", qė i jepet shoqėrisė "Kutrolli Nima", sh.p.k., si dhe miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikėsh, pėr rezultatin teknik dhe financiar nė procedurėn pėrzgjedhėse pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentralit "Kacinar", qė i jepet shoqėrisė
"I-AS", sh.p.k.

HermesNews - ©2013